Panorama Sport (Albania)

Tirana favorite për trofeun, sot priten rivalët

"Basti" i trajnerit Avrami: E nisim me trofe këtë vit

- ABDULLA DUSHKU

Me ndeshjen e zh villuar dje pas dite në palestrën sportive "Fahrie Hoti" të kryeqyteti­t ndërmjet Tiranës dhe Skënderbeu­t kanë nisur dhe takimet e para çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra. Ndërkohë që tre takimet e tjera do të luhen sot. Vajzat kryeqyteta­se, të cilat e kanë shpallur dhe synimin për të fituar këtë trofe, e kanë prerë biletën e gjysmëfina­les. Ato kanë triumfuar ndaj vajzave korçare në një ndeshje formalitet­i duke pasur epërsi gjatë gjithë takimit, teksa e kanë mbyllur me rezultatin e thellë 84-46.

Që në periodën e parë, skuadra e Tiranës ka nisur shkëputjen për të mos e vënë në dyshim fitoren. Janë motrat Bujari dhe amerikania Kejlin Bojd që realizojnë shumicën e pikëve gjatë kësaj ndeshje të lehtë, jo vetëm në letër, por edhe në parket. Që në periodën e parë nis shkëputja, teksa e kanë mbyllur 23-12. Shifrat u thelluan me kalimin e minutave duke korrur një fitore të lehtë në pjesën e parë 53-22 (+31 pikë). Gjatë pjesës së dytë, Eliverta Bujari nuk fal teksa shënon 3 kosha me vlerë trepikësh radhazi. Megjithatë, përpjekjet e vajzave korçare janë disi më të mira kur Harris arrin të shënojë dy herë koshin me vlerë trepikësh. Gjithsesi edhe e treta mbyllet me fitoren e Tiranës 21- 10. Dhe në të katërtën, Shallo e Skënderbeu­t detyrohet të lërë parketin, për shkak dëmtimi të këmbës së majtë, megjithatë shoqet e saj kanë arritur që t'i plotësojnë dëshirën, pasi e kanë fituar periodën e fundit ndaj Tiranës, 14-10. Megjithatë, ndeshja është mbyllur me fitoren e vajzave bardheblu, 84-46. Gjatë kësaj ndeshjeje, Skënderbeu për asnjë moment nuk arriti që të rivalizojë duke qenë gjithnjë në ndjekje të Tiranës, edhe pse arriti të triumfonte në periodën e fundit. Ndërsa te Tirana, dje debutoi edhe lojtarja e re amerikane, e cila është afruar gjatë kësaj merkatoje të dimrit, Kejlin Leshain Bojd. Sot priten 3 gjysmëfina­listet e tjera, të cilat do të dalin nga përballjet, Goga, e cila do të luajë në Durrës, kundër Apolonisë. Flamurtari do të presë në Vlorë vajzat nga Elbasani, ndërsa studentet e Tiranës do të luajnë kundër vajzave shkodrane. Janë tri përballje që shpresojmë të na dhurojnë ndeshje të bukura dhe rivalitet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania