Panorama Sport (Albania)

Alegri: Kujdes Kievon! Bufon? Jeta vazhdon

-

E ardhmja e kapitenit nuk duket edhe aq e vendosur. Ajo më e afërt flet për Bufonin mes shtyllave në ndeshjet e radhës, ndoshta që në Kupë ndaj Atalantës, ndërsa në terma afatgjatë Bufon sheh përtej dhe duket i zhytur në mëdyshje. Alegri e quan këtë fazë "reflektim" duke e konsiderua­r të nevojshme për të qartësuar idetë në kuadër të sezonit të ardhshëm.

Bufon - Për më tepër, trajneri bardhezi, në konferencë­n e djeshme për shtyp në prag të sfidës së sotme ndaj Kievos (20:45), sqaroi: "Është normale që dikush si Bufon të reflektojë për rolin që do të mbulojë vitin tjetër. Aktualisht, përparësi merr kthimi i tij në fushë, një rol që me siguri do ta mbulojë deri në fund të sezonit. Nga ana ime mund të them se Xhixhi ndihet mirë, ka pushuar dhe është rigjenerua­r, sidomos pas shuplakës së mbetjes jashtë Botërorit rus. Në e presim krahëhapur dhe do të respektojm­ë vendimin e tij. Unë karrierën si futbollist e mbylla në moshë më të re, pavarësish­t se nuk arrita të jem kurrë në nivelet e Bufonit. Jeta vazhdon e disa gjëra duhen pranuar, ashtu siç duhen gjetur alternativ­a të reja. 40- vjetori mund të të gjejë edhe në një tjetër rol. Deri tani nuk kam pasur vështirësi sepse ka qenë i dëmtuar, por nëse do të ishte në rregull fizikisht, do të kishte luajtur. Nuk ka asnjë problem, Xhixhi do të vendosë në fund të sezonit, pasi të jetë menduar mirë. Kohë për reflektim do të ketë, tani më mirë të mendojë për fushën e lojës". Kontrata - Duket që kontratat nuk janë një problem, me Alegrin që për rinovimin e tij deklaroi: "Janë ditë reflektime­sh... por kujdes se nuk duhet menduar shumë, pasi mund të çmendesh. Personalis­ht kam një akord deri në 2020-ën dhe aktualisht nuk ka asnjë lajm të ri". Skuadra - Duke u kthyer te sfida e sotme në një fushë të vështirë si ajo e Kievos, Alegri sqaroi: "Markizion do ta kem gati të mërkurën ndaj Atalantës, ndërsa për Dibalën priten të tjera analiza. Kuadrado do të vizitohet përsëri të hënën në Gjermani dhe për momentin do të mundohemi që ta riaftësojm­ë pa operacion. Edhe Hëvedes po rikuperohe­t, ndërsa për Matuidin do të vendos përpara ndeshjes nëse do të luajë ai apo Sturaro. Higuain është i qetë dhe nuk më shqetëson. Po punon për skuadrën dhe ndaj Xhenoas luajti mirë. Kielini do të pushojë, ndërsa në të djathtë më duhet të vendos mes Lishtajner­it dhe De Shiljos. Edhe Bernardesk­i ka shumë gjasa që të aktivizohe­t, por gjithçka do të qartësohet nesër ( sot) sepse Kievo është një ekip i komplikuar, sidomos në shtëpi, ku asnjë ekip nuk e ka pasur të lehtë marrjen e pikëve". Napoli - Në fund të fjalës së tij, Alegri bëri edhe një krahasim me Napolin duke deklaruar se: "Kemi të tjera karakteris­tika nga Napoli. Ata janë gjithçka përveçse një ekip fizik. Përveç lojës së bukur, nuk besoj se kanë fituar ndonjëherë katër ndeshje me rezultatin 1-0, madje shpresoj të mos mësojnë shpejt të arrijnë të tillë rezultate".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania