Panorama Sport (Albania)

Kutrone dhe Lokateli, ja “receta” e kampionëve

"Rritja pranë yjeve bën diferencën, sekreti është puna"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Manuel Lokateli e Patrik Kutrone duket se kanë nisur të shijojnë intervista­t dyshe dhe dje kanë folur përsëri në "duet" për numrin e ri të revistës "Forzza Milan". Mbërritën paralelish­t te kuqezinjtë dhe sot ndajnë dhomën, skuadrën, madje ndonjëherë edhe detyra në formacioni­n titullar të "Djallit".

Jeni së bashku prej 11 vitesh. Dikur grumbullon­it albumet për futbollist­ë, ndërsa sot jeni vetë brenda tyre. Si ndiheni?

Lokateli: Si gjithçka deri më tani edhe kjo pjesë duket si ëndërr. Të kesh një fotografi koleksioni, do të thotë që njerëzit mund ta gjejnë, e do të mund ta kenë edhe fëmijët e mi në një të ardhme. Është një ndjesi unike dhe një emocion i veçantë.

Kutrone: Pa dyshim nuk i ndodh kujtdo të jetë pjesë e një koleksioni. Unë, kur isha i vogël, grumbulloj­a fotot e futbollist­ëve, ndërsa sot, teksa shoh veten protagonis­t, ndihem krenar.

Kur flitet për lojtarë të rritur në ekipet zinxhir përmendet shpesh "pesha e fanellës". A ndikon te ju kjo pjesë? Milani është vërtetë familje?

Lokateli: Pa dyshim që është një faktor shumë i rëndësishë­m. Për një futbollist që ka luajtur gjithmonë me të njëjtën fanellë, lidhja me klubin natyrshëm është më e fortë. Jam rritur duke parë stërvitjet e ekipit të parë dhe e njoh ambientin, ndaj mund të them se ia njoh mirë vlerat fanellës kuqezi, pavarësish­t se ta veshësh në "San Siro" ka një tjetër domethënie në krahasim me fushat e tjera ku kam luajtur me ekipet zinxhir.

Kutrone: Kam qenë gjithmonë tifoz i Milanit dhe, përveç sensit të përkatësis­ë, jam i lidhur edhe si milanist me këto ngjyra. Fanella ka shumë rëndësi dhe ta vesh në Serinë A apo në Europë do të thotë që duhet të jap gjithçka kam për ta nderuar siç kanë bërë ata që e kanë mbajtur përpara meje.

A ju kujtohet dita e parë si kuqezi?

Lokateli: Patjetër. Ka ndodhur në një miqësore ndaj Kremonezes. Sapo isha kthyer nga pushimet dhe atë verë ishte konkretizu­ar kalimi nga fëmijët e Atalantës tek ata të Milanit. Mbaj mend që përpara ndeshjes më prezantuan

me skuadrën që kishte nisur stërvitjen prej disa ditësh. Fituam 5-2 në fushën e Vizmarës, madje shënova dy gola.

Kutrone: Nuk mund ta harroj, madje mund të them se ka qenë ditë e enjte. Po krijohej ekipi i fëmijëve të lindur në vitin 1998 dhe unë duhet të bëja një provim. Organizuan një ndeshje mes të gjithë kandidatëv­e, pavarësish­t se disa i kishin marrë, unë nuk kisha asgjë të sigurt. Në atë takim shënova tetë gola dhe më morën (qesh).

Meqë jemi te kujtimet, a ju kujtohet dita e parë në

dhomat e zhveshjes me ekipin e parë?

Lokateli: Po stërvitesh­a në palestër dhe më njoftuan se isha grumbullua­r. Menaxheri i skuadrës, Vitorio Mentana, më kërkoi të vendosja sendet e mia te vendi që i përkiste Noçerinos. Kisha shumë turp dhe nuk thashë asnjë fjalë, ndërsa sot jam integruar dhe jam më i qetë.

Kutrone: Edhe mua më njoftoi zoti Mentana. Ka ndodhur pikërisht përpara një viti dhe m'u drejtua me këto fjalë: "Që sot do të qëndrosh dhe do të stërvitesh me ekipin e parë". U lumturova

pa masë, por isha shumë i ndrojtur, megjithatë duhet të them se ekipi më prit shumë mirë.

A ka ndonjë lojtar që ju ka ndihmuar më shumë në integrimin me ekipin e parë?

Lokateli: "Montolivo, Abate dhe Antoneli më kanë përkrahur shumë. Në ekip kemi edhe grupin e të rinjve me Patrikun, Kalabrian dhe Xhixhon me të cilët njihemi që fëmijë.

Kutrone: Nuk ka munguar mbështetja nga askush, por edhe për mua Abate Montolivo dhe Antoneli kanë qenë pika referimi brenda grupit.

Çfarë këshille mund t'iu jepni të rinjve që kanë nisur rrugëtimin tuaj?

Lokateli: Të besojnë gjithmonë sepse pendesa është diçka negative në jetë. Duhet dhënë maksimumi, pasi me punë frytet arrihen gjithmonë.

Kutrone: Nëse kanë një ëndërr duhet ta ndjekin deri në fund duke punuar fort çdo ditë. Besimi në futboll është çelësi i çdo suksesi.

A jeni aktivë nëpër rrjete sociale?

Lokateli: Është një mjet për të ndërveprua­r me tifozët. Edhe në jetën e përditshme nuk jam një njëri që do të duket, ndaj në rrjete sociale nuk postoj thuajse asgjë nga përditshmë­ria ime.

Kutrone: Jo shumë. Të gjitha postimet e mia kanë lidhje me futbollin dhe Milanin.

Në janar kishit ditëlindje­t, a e uruat njëri-tjetrin?

Lokateli: I urova të vazhdojë siç e ka nisur sepse po i habit të gjithë. Tani duhet të konfirmohe­t.

Kutrone: Është si një vëlla për mua dhe ia njoh potenciali­n. Shpresoj të arrijë maksimumin në karrierë sepse sa herë zbret në fushë, jep më të mirën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania