Panorama Sport (Albania)

Interi, sprint për një numër “10”

Pastore mbetet objektivi numër 1. PSG propozon Mourën, gati Starrixh nëse ikën Eder

- Përgatiti: LEDIO NASE

Takim merkatoje, ditën e djeshme, në "Appi ano Gentile": në mbledhje, drejtuesit zikaltër bashkë me Luçiano Spaletin. Në "tavolinë" janë shpalosur zhvillimet e mundshme të merkatos. Pasi janë afruar Lisandro Lopez dhe Rafinja Alkantara, me largimet e Zhoao Marios (zyrtarisht në huazim tek Uest Hemi) dhe Gabigolit (me të njëjtën formulë, te Santosi), tashmë Interi dëshiron të gjejë fantazisti­n, "10"-shin e duhur për të përforcuar sulmin në kuadër të garës për Ligën e Kampionëve.

PASTORE DHE... LUKAS - Ideja e fundit që i është paraqitur Valter Sabatinit dhe Piero Auzilios është Lukas Moura: mesfushor krahu ofensiv, brazilian, 25 vjeç, prej kohësh jashtë projektit të Paris Shën Zhërmenit. Një lojtar i afruar edhe me Napolin e Romën, por që nuk ka ngjallur interes të veçantë te klubi zikaltër, së paku për momentin. Në Paris, Interi duket të ketë sy vetëm për Havier Pastoren. Kontakte të vazhdueshm­e me Marselo Simonianin, menaxherin e 28vjeçarit argjentina­s. Tashmë varet gjithçka nga drejtuesit arabë të PSG-së: "El Flaco" dhe Interi kanë arritur një akord total nga pikëpamja ekonomike (4,5 milionë euro në sezon, plus bonuse), në Milanon zikaltër, për momentin, bisedimet mund të vijojnë vetëm në bazë të një huazimi pa detyrim blerjeje. Drejtuesit e merkatos interiste shpresojnë që në fund parisianët të gjejnë një zgjidhje me djaloshin: oferta e fundit e paraqitur nga Sabatini e Auzilio është huazimi për 6-8 milionë euro dhe zotimi përmes një akordi privat për ta blerë në qershor. Pastore, i lidhur nga një marrëdhëni­e e vërtetë afeksioni me klubin e tij, i frikësohet një minutazhi shumë të ulët nga ky moment deri në fund të sezonit dhe nuk dëshiron të rrezikojë minimalish­t Botërorin; në krahun tjetër, në shtëpinë zikaltër ekziston bindja për të arritur në Ligën e Kampionëve

me një numër 10 të kalibrit të Havierit. Bisedat vendimtare për zgjidhjen e marrëveshj­es pritet të zhvillohen 48 orët e ardhshme, por duket se, megjithatë, marrëveshj­a do të arrihet vetëm disa orë nga mbyllja e merkatos.

KAPITULLI "STARRIXH" - Ndërkohë, Interi e Liverpuli po vazhdojnë kontaktet për të perfeksion­uar, së paku nga pikëpamja burokratik­e, marrëveshj­en për Daniel Starrixh. Akordi duket total mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje për rreth 20 milionë euro. Por, "sulmi" vendimtar po ndalet nga largimi i Ederit, e deri më tani italo- braziliani nuk ka shfaqur një interes të veçantë për propozimet e Kristal Palasit

dhe Zenitit, pavarësish­t kureshtjes së shfaqur në momentet e para. Për Ederin nuk po merren në konsiderat­ë formula të tjera nga shitja.

"MISTER X" PËR MESFUSHËN - Jo vetëm një fantazist për repartin ofensiv: klubi zikaltër po lëviz, gjatë ditëve të fundit të merkatos, edhe për t'i garantuar Spaletit një alternativ­ë në mesfushë. Seksioni dimëror ofron pak mundësi, mbi të gjitha kur portofoli është (thuajse) bosh. Po monitorohe­n Uilliam Karvaljo (Sporting), Manuel Fernandes (Lokomotiva e Moskës), Tomas (Atletiko Madrid), Siprien (Nisë) e Bisouma (Lilë). Natyrisht mund të ketë edhe një "Mister X", specialite­t i Sabatinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania