Panorama Sport (Albania)

Nojer: S’ndiej më dhimbje, por nuk e di kur rikthehem

-

Për herë të fundit, Manuel Nojeri ishte në fushë për Bajernin në mes të shtatorit 2017. Gjiganti i portës së Bajernit thotë se nuk ka ende një datë ekzakte për rikthimin e tij, por e rëndësishm­e është se riaftësimi i tij po shkon shumë mirë dhe ai nuk ndien më dhimbje. Sipas informacio­neve të shtypit gjerman, ai ka hyrë në fazën e fundit të rehabiliti­mit dhe, pas 5 javësh program final, në mars pritet të rikthehet në fushë. "Nuk ekziston një datë për momentin. Duhet të jemi të sigurt dhe të tregohemi të duruar sesi do t'i bëjmë hapat e radhës. Por unë ndihem mirë psikologji­kisht dhe e di që do të luaj gjatë fazës së dytë të sezonit", premton numri 1 gjatë një interviste për televizion­in e klubit. Më 16 shtator 2017, 31vjeçari ishte për herë të fundit mes shtyllave të Bajernit. Ndërsa ndeshja e fundit me kombëtaren daton në 11 tetor 2016. Pas tre pushimeve, për shkak të dëmtimit të kockës së pestë metatarsal që pësoi vitin e shkuar, Manu e shikon veten në rrugën e duhur për t'u rikthyer përfundimi­sht pa asnjë problem: "Jam në rrugë të mbarë. Unë po eci shumë mirë dhe mendoj se edhe këmba ime po ecën shumë mirë. Nuk ndiej më dhimbje". Trajneri Lëv shpreson që ai të rikthehet në kohën e duhur për ta udhëhequr skuadrën si kapiten në Botërorin e Rusisë. "Unë dhe Këpke (trajneri i portierëve) kemi qenë gjithnjë në kontakt me Nojerin. Kemi besim. Këmba e tij është mirë dhe gjithçka po shkon sipas planit", deklaroi tekniku i kombëtares pasi kampionët e botës mësuan rivalet në Ligën e Kombeve. Në fund të marsit, Nojer do të

mbushë 32 vjeç. Pas "Afrikës së Jugut 2010" dhe "Brazilit 2014", "Rusi 2018" mund të jetë turneu i tij i fundit. Sepse në Katar, në vitin 2022, ai do të jetë 36 vjeç. Kjo është një arsye më shumë që ai s'mund të mungojë këtë verë. ULRAISH - Mungesa e Manut nuk është ndierë shumë këtë sezon edhe

për shkak të formës së mirë që ka treguar zëvendësi i tij, Zven Ulraish. "Jam shumë i lumtur për të. Kemi punuar shumë dhe mirë me njëri-tjetrin në stërvitje. Ju mund ta shikoni se puna është shpërblyer. Ai është një superporti­er dhe tani ai mund ta konfirmojë këtë para të gjithëve", shtoi Nojer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania