Panorama Sport (Albania)

Mesi: Valverde flet hapur, ju tregoj sekretin e Barçës

Argjentina­si analizon situatën dhe trajnerin e ri

-

Lionel Mesi është rikthyer në kohët e arta. Sulmuesi argjentina­s ka folur për ecurinë pozitive që po kalon Barcelona dhe vetë ai personalis­ht, por thotë se nuk ka fiksim të fitojë trofetë individual­ë. "Topi i Artë" nuk është gjëja më e rëndësishm­e për të, por fitorja e titujve me Barcelonën. "Pleshti" shpreh dëshirën për të bërë tripletë, ndërsa analizon edhe mënyrën se si luan Barcelona me Valverden.

ECURIA- "Për fatin tonë të mirë, gjërat po shkojnë siç duhet. Kaluam një provë shumë të vështirë kundër Espanjolit dhe jemi të kënaqur për ecurinë. Megjithatë, sezoni është i gjatë dhe mbeten shumë ndeshje deri në fund".

MERKATO- "Është një situatë ndryshe nga të tjerat sepse lojtarët si Kutinjo dhe Mina u tentuan që në merkaton e verës. U largua Maskerano dhe erdhi një tjetër mbrojtës për ta zëvendësua­r. Jemi të lumtur për lojtarët që u afruan".

STILI- "Në fillim të sezonit erdhi një trajner i ri dhe ishte e qartë për ne që

duhet të përshtates­him me të. Nuk ishte shumë ndryshe nga të tjerët dhe ne duhet të vazhdonim në të njëjtën mënyrë. Mbrojtja ishte parësore për Valverden, ndërsa përpara kemi lojtarë të mirë dhe me cilësi që mund të zgjidhin ndeshjet".

"TOPI I ARTË"- "E kam thënë që objektivi im nuk janë titujt individual­ë, por të fitoj shumë trofe me skuadrën. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ecuri sepse rruga që kemi bërë deri tani është pozitive".

RROTACIONE­T- "Unë jetoj në normalitet dhe në qetësi. Për këto vendos trajneri. Ne flasim me njëri- tjetrin dhe nuk kam asnjë problem në rast se qëndroj në stol, ashtu si shokët e tjerë të skuadrës".

DËSHIRA- "Është e njëjta që kam në çdo sezon. Dua të fitoj çdo trofe të mundshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania