Panorama Sport (Albania)

Valencia ha “koka” trajnerësh, Zidan: Unë nuk shkarkohem

Trajneri: Kemi forcë për të kaluar momentin e vështirë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit do të vizitojë sot "gojën e ujkut". Me 19 pikë diferencë larg Barcelonës dhe i eliminuar nga Kupa e Mbretit në shtëpinë e tij, do të luajë në Valencia me objektivin e vetëm për të fituar që të shuajë polemikat e krijuara. Por stadiumi "Mestaja" nuk ka qenë një territor i lehtë në kohët e fundit për madrilenët. Madje ka ndodhur e kundërta, një rezultat negativ kundër Valencias ka vendosur fatin e dy trajnerëve të mëparshëm të Realit, Karlo Ançeloti dhe Rafa Benitez. Ky i fundit u largua nga drejtimi i "galaktikëv­e" pas barazimit 2-2 kundër Valencias duke konfirmuar momentin e vështirë. Në atë ndeshje Isko dhe Hames nuk luajtën asnjë minutë, ndërsa Kovaçiç u ndëshkua me karton të kuq. Një ditë më vonë Perez shkarkoi spanjollin për rezultate të dobëta. Por Valencia rezultoi fatale edhe për Karlo Ançelotin, pavarësish­t trajektore­s fantastike që pati italiani. Pas 22 ndeshjesh pa humbje, Barragan dhe Otamendi tronditën Realin dhe në atë moment Perez u kris me Ançelotin. Ai i tha se largimi i Bejlit nga fusha e lojës ishte diçka që nuk e përtypte dot dhe u vendos largimi përfundimt­ar i Ançelotit. Por, Zinedin Zidan mendon se do t'ia dalë dhe nuk do të ketë të njëjtin fat si dy të mëparshmit. Reali do të luajë ditën e sotme në orën 16:15.

DËSHTIM- "Jo. Rezultatet sigurisht që janë të rëndësishë­m

dhe tregojnë që gjërat nuk po funksionoj­në. Lojtarët duhet të përpiqen të japin maksimumin, por ndonjëherë nuk shkojnë gjërat siç duhet".

KRITIKAT- "Nuk mendoj se janë të drejta apo jo. Të gjithë mund të japin mendimin e tyre. Ne duhet të vazhdojmë të

përmirësoh­emi dhe unë gjithashtu të punoj për të arritur më të mirën. Të gjitha janë pjesë e futbollit dhe duhet t'i kuptojmë. Unë jam i kënaqur edhe me kritikat sepse ato të ndihmojnë që të përmirësoh­esh".

PROBLEMET- "Problemi i skuadrës është fakti që nuk

fitojmë dot ndeshjet. Nuk motivohemi maksimalis­ht ose ndoshta unë nuk e transmetoj dot motivimin te skuadra. Por brenda karrierës si trajner janë gjëra që ndodhin. Por me këtë ekip mund të ndryshojmë".

BESIM- "Është e vërtetë që

na mungon besimi, por do t'ia dalim. Ndihem i fortë për të ndryshuar këtë situatë".

CHAMPIONS- "Sigurisht që mund ta fitojmë. Do të bëjmë të pamundurën për t'ia dalë, por duhet të luftojmë fort".

SHKARKIMI- "Ju flisni vetëm për gjërat negative. Unë fola me presidenti­n, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të bëhen në fund analizat për të vendosur nëse gjërat kanë qenë pozitive apo duhet të ndryshojmë diçka. Unë kam vënë re mbështetje­n e presidenti­t dhe kjo është ajo që na nevojitet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania