Panorama Sport (Albania)

Sançez debutim me shkëlqim, poker i ‘djajve’

Ekipi i Mout pret pa probleme biletën në 1/8-at e Kupës FA

-

Mançester Junajtid kualifikoh­et në 1/ 8- at e Kupës FA, por lajmi i ditës është një tjetër. Është Aleksis Sançez, i cili rrëmben skenën e vogël të "Huish Park", ku "djajtë e kuq" i imponohen Jovill Taunit 4- 0.

DEBUTIMI - Kiliani, i cili erdhi vetëm të hënën nga Arsenali, debuton në skuadrën e Zhoze Murinjos, duke u pozicionua­r në krah të majtë dhe u endur në gjithë sulmin dhe mbështetur dy shokët e tjerë të repartit ofensiv. Skuadra e kategorisë së 4- t ( Ligës Dy), madje renditet edhe 3 vende nga fundi, nuk zhbalancoh­et dhe karikohet nga trajneri Darren Uej, i cili i njeh mirë historitë e mbijetesës. Nëntë vite më parë, 38vjeçari u përfshi në një aksident rrugor, i cili e detyroi të qëndronte për tetë muaj në karrige me rrota dhe natyrisht larg futbollit. Vendësit i ngacmojnë gjigantët me goditjet e Grin dhe Sounmi. Por, në minutën e 41- të, përvoja e "djajve" vendos përfundimi­sht fatin e ndeshjes: Aleksis Sançez frymëzon, Rashford hyn në zonë, Xhejms përgjumet dhe sulmuesi anglez e dërgon topin në fund të rrjetës.

FESTON MURINJO - Mançester Junajtid, që zbriti në fushë me një formacion pjesërisht të ribërë, arrin të shënojë edhe golin e sigurisë në pjesën e dytë, falë një goditjeje të Ander Herrerës në minutën e 61- të, i

shërbyer përsëri nga "Niño Maravilla" në aksionin e kundërsulm­it. Në fund, Jovill ndëshkohet edhe nga golat e Xhesi Lingardit (89), i aktivizuar në vend të kilianit prej minutës së 72- të dhe Romelu Lukakut në shtesë. Zhoze Murinjo e feston

kështu në mënyrën më të mirë 55- vjetorin e tij dhe ndeshjen e 100- të në pankinën e "djajve të kuq". Tekniku portugez e di që, pavarësish­t se lufton në të tre frontet, Kupa e Mbretëresh­ës është një trofe që e adhurojnë të gjithë. Kupa FA mund të

jetë shansi më i mirë për të fituar një trofe këtë sezon, duke qenë se Bristol Siti i eliminoi nga Kupa e Ligës në dhjetor dhe duke marrë parasysh se kryesuesit e Premier Ligës, rivalët e Mançester Sitit, renditen 12 pikë të shkëputur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania