Panorama Sport (Albania)

Duka me zëvendësmi­nistrin: Ju tregoj “golin” e futbollit shqiptar

Presidenti i FSHF-së: Uroj të vazhdojmë bashkë

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me zv/ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurti, ishte dje në qytetin e Elbasanit për të prezantuar projektin "GROW" në shkollat 9vjeçare "Qamil Guranjaku" dhe "Sulë Harri", një projekt ky në bashkëpuni­m me UEFA- n. Në fjalën e tij para mediave, presidenti aktual i FSHF- së, iu përgjigj interesimi­t të tyre rreth zgjedhjeve të 7 shkurtit. Edhe pse kërkoi të mos përdoren tonet e politikës në këtë fushatë, Duka "tribloi" tri pyetjet e para të "Panorama Sport" me përgjigjet si një politikan "race".

Nuk shënuat gol sot ( dje), a shpresoni të shënoni më datë 7 "golin" e pestë?

Sot (dje) shënova shumë gola besoj me gjithë këta fëmijë që ishin këtu. Më bukur sesa kaq, në një ditë kaq të bukur me gjithë këta fëmijë të interesuar rreth futbollit dhe me këtë organizim kaq fantastik, unë nuk besoj se futbolli mund të bëjë gol më të bukur se kaq. Uroj që futbolli të jetë gjithmonë kështu dhe gjithmonë të jetë argëtues ashtu siç është misioni i tij. Është lojë e dashur dhe duhet të vazhdojmë ta mbajmë të dashur.

Prisni "gol" në datën 7?

E thashë që golat janë të rëndësishë­m për lojën, por rëndësi ka të vazhdojnë projektet dhe të realizohen. Fëmijët t'i gëzohen lojës dhe Shqipëria të ketë perspektiv­ë në futboll.

Do ju vinte keq nëse nuk do vazhdoni këto projekte që keni nisur?

Është familja e futbollit ajo që do të vendosë se me kë do t'i vazhdojë. E rëndësishm­e shumë është që t'i vazhdojë ato. Projektet i kemi bërë bashkërish­t dhe kam dëshirë t'i vazhdojmë bashkë. Ju vjen keq që është politizuar shumë çështja e zgjedhjeve për FSHF- në? Jam larg atyre ekstremizm­ave politikë dhe duhet të mbetet një garë sportive, si dhe kam kërkuar që kështu të mbetet. Madje, gjuha dhe tonet e përdorura do të doja të ishin sportive. Jemi në sport dhe nuk duhet të fusim tonet e politikës apo të ndonjë fushe tjetër të jetës në Shqipëri. Po kandidati nga Elbasani, keni ndonjë koment?

Në fakt, nuk është se kam ndonjë njohje personale dhe e kam ndjekur nga media. Është një konkurrent si unë dhe tjetri. V.Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania