Panorama Sport (Albania)

Mesi harron Nejmarin: Më të fortë pa të

-

Leo Mesi shigjeton Nejmarin dhe thotë se Barcelona është më e fortë pa Nejmarin dhe largimi i braziliani­t ka forcuar më shumë ekipin në aspektin mbrojtës. Argjentina­si ka zgjedhur Mançester Sitin dhe PSG-në si ekipin më të fortë të momentit në Ligën e Kampionëve.

Nejmar- "Largimi i Nejmarit vendosi një ndryshim në mënyrën tonë të të luajturit. Sigurisht që humbëm potencial në aspektin sulmues, por na ndihmoi shumë në aspektin mbrojtës. Tani jemi më të fortë në mesfushë, kemi më shumë ekuilibër dhe kjo na bën më të fortë në mbrojtje".

Reali- "Situata që po kalojnë është e përkohshme. Nuk është hera e parë që kemi parë një situatë të tillë në një skuadër futbolli, por në fund do të rikthehen të luftojnë për gjithçka". Ronaldo- "Nuk kam asnjë raport me të. Ne takohemi thjesht në mbrëmjet "gala" ku shpërndahe­n çmimet. Vetëm atëherë flasim. Është marrëdhëni­e korrekte, por jetët tona bashkohen shumë pak". Champions- "Rivali më i fortë është Mançester Siti. Është ekipi më i fortë i momentit. E njëjta gjë vlen edhe për PSGnë. Por, për momentin është shumë herët. Unë nuk e për- jashtoj as Realin nga kandidatur­a për të fituar Championsi­n. Kanë eksperienc­ë dhe kualitet. Pastaj vjen edhe Bajerni, një tjetër ekip i madh, që do të luftojë deri në fund. Për momentin janë të mirë Siti dhe PSG-ja".

Umtiti- "Ai stërvitet ashtu si

luan. Nuk i lë asgjë rastësisë. Jashtë fushës së lojës është një person i shkëlqyer. Nuk e njihja shumë përpara se të vinte në skuadër, por më impresiono­i. Tani nuk surprizohe­m më, sepse u mësova nga mënyra se si luan".

Jeta familjare- "Të jesh baba është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. I shoh gjërat në një tjetër mënyrë. Jeta ime është e përqendrua­r dhe e fokusuar tek ajo e fëmijëve të mi. Mateo habitet që mua më ndalojnë në rrugë, por Tiago ka filluar të kuptojë. Vjen në stërvitje dhe në stadium. Ndonjëherë në shtëpi më flasin: Mesi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania