Panorama Sport (Albania)

Bushiç: Kukësit i marrim pikë

“Në Vlorë ndihem më mirë se sa në Tiranë dhe në Shkodër. Skënderbeu nuk është larg...”

- ERMAL SIKA

Tomislav Bushiç pretendon fitoren në Kukës. Në një prononcim të dhënë për mediat përpara këtij takimi, kapiteni Bushiç tha se Kukësi është një ekip i fortë, por Flamurtari i tij është më i mirë. Bushiç i druhet vetëm fushës në Kukës. "Kukësi është një ekip i fortë. Fusha është e vogël dhe e vështirë. Do të shkojmë për të marrë pikë, pse jo fitoren. Kukësi është një ekip i mirë, por Flamurtari është më i mirë. Jemi gati për të bërë më të mirën për kampionati­n. Kemi konkurrenc­ë në ekip dhe një grup të mirë lojtarësh. Të kalojmë ndeshje pas ndeshjeje, objektivi mbeten Kupat e Europës. Na duhet edhe pak fat. Skënderbeu është 6 pikë dhe nuk janë shumë sa për të na trembur. Na duhet që të shkojmë sa më larg, pse jo të kapim Skënderbeu­n. Nuk ka shumë diferenca mes ekipeve. Kampionati është njësoj. Është shumë e vështirë me ekipe si Kukësi, Skënderbeu, Laçi dhe Kamza. Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të vështira", tha fillimisht Bushiç.

SITUATA

Për kapitenin kroat, Flamurtari është në një situatë të mirë, ndërsa me blerjet e reja është rritur ndjeshëm konkurrenc­a. Sulmuesi kroat është i lumtur që golat i ka

shënuar jo me penallti. "Unë kisha shumë emocione në ndeshjen me Partizanin kur gjuajta penalltinë. Është shumë e vështirë kur e gjuan atë penallti dhe kur të gjithë të shikojnë ty. Isha me fat dhe më pëlqen kjo. Kam 7 gola dhe 7 pa penallti... Më mirë që nuk e bëra në fillim. Dy rastet e para për mua ishin penallti në ndeshjen me Partizanin.

Po ta preknim ne me dorë do të ishte penallti, ndërsa për Partizanin jo. Faza përgatitor­e na bëri mirë, kapëm një formë optimale. E rëndësishm­e është loja në fushë. Muaremi, Igor, Zuka, duhet që të luajmë edhe pak bashkë", u shpreh sulmuesi. VLERËSIMI

Bushiç bën edhe një krahasim mes Flamurtari­t, Tiranës

dhe Vllaznisë. Sulmuesi kroat thotë se ndihet më mirë në Vlorë, ndërsa kërkon të shënojë sa më shumë. "Në Vlorë ndihem më mirë se te Vllaznia dhe Tirana. Dua të shënoj sa më shumë gola. Jam këtu për ekipin, të luaj mirë dhe më pas golat do të vijnë. Puna ime është të shënoj gola", përfundoi Bushiç.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania