Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu trondit Shkodrën, Asani ringjall Partizanin

Të kuqtë fitojnë “derbin” me Kamzën, mesfushori i nderon me dy gola

- ADMIR URUÇI

Skënderbeu rikthehet te fitorja pas humbjes së javës së shkuar ndaj Luftëtarit. Këtë herë shkodranët triumfuan jo pa vështirësi në stadiumin "Loro Boriçi", përballë një Vllaznie që në 45 minutat e para ia bëri punën shumë të vështirë skuadrës së Dajës. Me katër gola të shënuar, tre prej të cilëve në pjesën e dytë, korçarët kanë thelluar edhe më shumë diferencën me vendin e dytë në klasifikim pas barazimit të Flamurtari­t, ndërsa Vllaznia zhytet edhe më shumë në fundin e tabelës së klasifikim­it dhe thellon krizën. Rezultati i djeshëm ka irrituar pa masë tifozët kuqeblu, që në minutat e fundit nisën të vërshëllen­in skuadrën e tyre.

Pjesa e parë - Ndoshta e vetë lojtarët e Vllaznisë nuk do ta kishin besuar se do të arrinin të shënonin aq shpejt golin e avantazhit përballë Skënderbeu­t. Minuta e gjashtë e takimit dhe Gilman Lika ekzekuton një goditje dënimi dhe kroson në zonë. Berisha, i ardhur në ndihmë të sulmit, fiton duelin me Radasin dhe me kokë tregohet i saktë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Shehi që të reagojë. Kaq ka mjaftuar që në stadium të nisë festa. Gjoka kërkon qetësi nga të besuarit e tij, ndërsa Daja nuk u beson syve. Skënderbeu vuan dhe shkodranët janë zotër të fushës. Çinari do të tentojë të dhurojë spektakël me një goditje parabël përballë Shehit në minutën e 15-të, por ky i fundit tregohet i saktë dhe kupton idenë e kundërshta­rit. Skënderbeu mundohet të qetësojë takimin dhe Jashanica vendos në provë Sherrin me një goditje me kokë, por ky i fundit grushton. Korçarët fitojnë terren dhe atëherë kur nuk pritej, ndëshkojnë vendësit. Osmani lëviz bukur në mesfushë dhe sheh Vangjelin që lëviz në ndihmë të sulmit. Kroson saktë për të dhe mbrojtësi i shpëton mbulimit të Mersinit dhe me kokë vendos baraspeshë­n. Korçarët duken të kënaqur me rezultatin e pjesës së parë, edhe pse në minutat e mbetura të saj tentojnë të rrezikojnë kuadratin vendës me goditje nga distanca.

PJESA E DYTË - Goli ka goditur psikologji­kisht Vllazninë dhe kjo u jep mundësi lojtarëve të Skënderbeu­t që të vënë në punë eksperienc­ën

e tyre. Në minutën e 60-të, pas një lojë mjaft të kujdesshme dhe kryesisht të fortë në mesfushë nga ana e të dy ekipeve, bardhekuqt­ë fitojnë një 11-metërsh. Gavazaj futet në zonë dhe kroson një top, të cilin Berisha mundohet ta

largojë me kokë, por e prek edhe me dorë. Gjyqtari anësor Ganxhi sinjalizon 11metërsh dhe Lilaj nga pika e bardhë nuk gabon. Avantazhi i jep edhe më shumë qetësi Skënderbeu­t, ndërsa Gjoka hedh në fushë Vucajn.

Shkodranët shtojnë presionin te porta e Skënderbeu­t, por nxitohen shumë dhe me një Sukaj jo në ditën e tij më të mirë, kundërsulm­et e shpejta kthehen në problem. Me një kundërshta­r që kërkon golin, Skënderbeu e ka më të lehtë të

organizohe­t në kundërsulm. Minuta e 75- të dhe Radas, pasi kalon dy kundërshta­rë në një zbritje të shpejtë, pasun për Muzakën. Mesfushori i aktivizuar në fillim të pjesës së parë në shmang bukur Malotën dhe me një goditje

rrafsh me tokën mposht Sherrin për herë të tretë. Kuqeblutë i shuajnë të gjitha shpresat, ndërsa dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Xhejms realizon edhe golin e katërt pas një mosmarrëve­shjeje mes Malotës dhe portierit shkodran.

 ?? Fotot: LSA ?? Festa e korçarëve dhe dëshpërimi i Likës
Fotot: LSA Festa e korçarëve dhe dëshpërimi i Likës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania