Panorama Sport (Albania)

Juventus i frikshëm, shtatë gola Sasuolos

Sandro-Pjaniç gol, Khedira dopietë, Higuain vjedh skenën në pjesën e dytë me tripletë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi ka ditur sesi të nxehet dhe të ngrohë temperatur­at e pasdites së ftohtë torineze, të këtij fillimshku­rti, duke goditur me breshëri portën e Sasuolos. Një orë e gjysmë me goditje në drejtim të portës rivale, një ofendim i merituar për një skuadër që duket shumë e shëmtuar për të qenë e vërtetë. Fatkeqësis­ht, golat e shumtë bardhezi u shoqëruan me mallkimin e dëmtimeve, para dhe gjatë ndeshjes, i cili duket se nuk ka ndër mend që ta largohet nga impiantet juventine. Në fund të këtij 90minutësh­i, tabela elektronik­e shënonte rezultatin final 7-0; katër gola në pjesën e parë, me firmën e Sandros, dopietës së Khedirës dhe gol të Pjaniçit, ndërsa në pjesën e dytë, Higuain vendos të vjedhë i vetëm skenën, me një tripletë, e para në këtë sezon për "Pipitan", i cili duket të ketë lënë pas krizën e golit.

BOMBERI KHEDIRA - Një pulpë e kontraktua­r frenon Andrea Barzaljin që në nxehje, ndërsa Bernardesk­i, siç konfirmoi vetë trajneri Alegri, ishte në fushë nga minuta e parë, edhe pse me dhimbje muskulore. Gjithsesi, kjo nuk e ndalon Juventusin që të tregohet agresiv që në sekondat e parë, me një zotërim topi mbytës dhe me forca të shumta në zonën rivale. Pastaj, edhe mbrojtja e Sasuolos është e përgjumur, më saktë e shthurur, sepse vendos të mbajë shumë lart vijën e pozicionit jashtë loje dhe për lojtarët bardhezi është e lehtë që të luajnë pas shpatullav­e të kundërshta­rëve dhe të godasin pa mëshirë. Madje, për të zhbllokuar ndeshjen nuk duhen më shumë se 9 minuta, teksa pas një topi në zonë, Sasuolo nuk arrin që të spastrojë mbrojtjen për 5 sekonda me radhë dhe Aleks Sandro, mes rrëmujës, gjen një top me shumë fat dhe godet saktë me të majtën. Mbrojtësi i majtë brazilian, që të gjithë presin të rikthehet në formën më të mirë, lë vulën e tij edhe në golin e dytë, atë të minutës së 24-t, por këtë herë Sandro devijon me kokë drejt Khedirës, goditjen e këndit të Pjaniçin dhe gjermani e ka të thjeshtë të tundë rrjetën, me portën e boshatisur. Juventusit uria për të fituar nuk i mungon kurrë, por rrallëherë ishte parë kaq i uritur edhe për gola, aq sa trefishon pas tre minutash, me të njëjtin autor. Khedira, këtë herë lëshohet sërish nga fantazisti boshnjak drejt zonës dhe pas 40 metrash vrapim me topin në këmbë, mesfushori konfirmon edhe intuitën e tij prej bomber, duke goditur saktë me të djathtë. Mbaroi me kaq?! Kush tha... Këtë herë, ishte Pjaniç që feston, me Khedirën që i shërbyer në zonën e vogël të portierit i kthen topin dhe "nderin" për boshnjakut, që në hyrje të zonës lëshon një të djathtë të pakapshme dhe 4-0, përpara zbritjes në tunel...

HIGUAIN I SHFRENUAR - Pjesa e dytë në "Allianz Arena" mendohej të ishte më e qetë, por jo, sërish Juventusi shtyn me forca të shumta, kërkon që të testojë shqisat në pritje të Fiorentinë­s, në kampionat, dhe akoma më shumë të Totenhemit në Champions. Madje, jep sinjale fantastike, sepse Higuain, ai nga i cili

priten golat me peshë realizon tri herë. I pari, në të 63-ën, është një perlë prej vrasësi të zonës: stopim dhe rrotullim me top në hyrje të zonës dhe një e djathtë e pakapshme në diagonale. 11 minuta më vonë, Markizio kap "Pipitan" me një pasim të lartë prej më

shumë se 50 metrash, me argjentina­sin, që pasi driblon portierin, depoziton në rrjetë. Dhe për ta mbyllur, një ftesë e Bernardesk­it në thellësi të zonës dhe një parabol e ëmbël mbi portierin në dalje. 7-0 për Juventusin, tripletë për Higuainin dhe tifozët në festë totale...

 ??  ?? FQ. 14-15
FQ. 14-15
 ??  ?? Khedira feston dopietën personale
Khedira feston dopietën personale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania