Panorama Sport (Albania)

Donaruma “djall”, Milani ngec në Udine

Spanjolli s’mjafton. Xhixho dhe Kalabria “dhurojnë” barazimin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mbyllet 1-1 në "Dacia Arena" sfida mes Udinezes dhe Milanit. Ndoshta ishte rezultati më i drejtë duke parë edhe ecurinë e takimit. Milani kaloi i pari në avantazh dhe hungërima e friulanëve konkretizo­het me autogolin Donarumës. Xhenaro Gatuzo sheh t'i shpëtojë nga duart fitorja e katërt radhazi në kampionat, teksa në nivel kalendari ky ndaj Udinezes ishte i dyti radhazi. Për sa u përket bardhezinj­ve, Odo vazhdon të bëjë edhe më pozitiv bilancin e tij.

KRYEVEPRA - Milani zbret në fushë pa shumë surpriza, me të përfolurin Andre Silva në majën e sulmit, teksa në mbrojtje Gatuzo sposton Kalabrian në të majtë dhe rithërret Abaten në të djathtë. Odo përgjigjet me 4-5-1. Me vetëm pesë minuta të luajtura, Rino kërkon kalimin në 4-1-4-1, me sulmuesin portugez që presionon tre mbrojtësit rivalë, punë që homologu Lazanja nuk e kryen si duhet. Kur nuk janë mbushur ende dhjetë minutat e para, Suso lëshon një predhë nga 30 metra, e cila prek pjesën e brendshme të traversës dhe përfundon në rrjetë. Bixarri mundohet, por nuk mund të ndalë golin e gjashtë në kampionat të spanjollit që konfirmohe­t kështu bomberi kuqezi pas tetë takimesh agjërim. Udineze vuan goditjen dhe mundohet të reagojë me De Polin dhe Lazanjën. Andre Silva ka shansin e ndeshjes, por nuk kuptohet mirë qëllimi i tij kur në vend të stopimit, zgjedh një goditje me kokë që përfundon lehtësisht në duart e portierit vendës. Odo provon të ndryshojë duke kaluar në 3-4-2-1 me De Pol në krah që duhet të mbështesë Lazanjën. Udineze godet fort, por muri kuqezi nuk bie pavarësish­t se lëkundet keqani.

REAGIMI - Pjesa e dytë nis pa shkundje të mëdha, me emocionet më të forta të dhuruara nga VAR-i pas një kërkese të Lazanjës për faull brenda zonës nga Bonuçi. Arbitri Manganielo heziton disi, por me konfirmimi­n e asistencës teknologji­ke konfirmon vendimin e tij për të lejuar vazhdimin e lojës. Në minutën e njëzetë nisin zëvendësim­et me Odon, që fut në fushë Vidmerin dhe Maksi Lopezin në vend të Pexelës dhe De Polit. Kartoni i dytë i verdhë i Kalabrias është si dritë në fund të tunelit dhe Udineze kërkon edhe ndihmën e Baliçit që merr vendin e Behramit. Me mbetjen më dhjetë veta, Gatuzo duhet të mbrohet dhe zgjedh ta bëjë duke hedhur në fushë Antonelin në vend të Bonaventur­ës. Vendësit arrijnë barazimin me autgol dhe Rino vendos të ruhet duke tentuar njëkohësis­ht kundërsulm­in. Borinit dhe Kaliniçit u besohet misioni i ri, por është Suso ai që kërcënon më së shumti rivalët, me rezultatin që mbetet i pandryshua­r deri në fund.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania