Panorama Sport (Albania)

Salah s'mjafton, Kejni tërbon Liverpulin

Espanjoli ka Morenon, blaugranat reagojnë me mbrojtësin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kohët e fundit, derbi i Barcelonës nuk po zhgënjen askënd në nivel intensitet­i, loje dhe emocionesh. Duke pasur parasysh që Espanjoli dhe Barça janë përballur edhe në Kupë, ajo e djeshmja ishte sfida e tretë në 18 ditë me tensionin që kishte kapur majat. Përballja u mbyll 1-1 me vendësit që nuk fitojnë derbin në shtëpi prej 11 vitesh dhe katalanasi­t që thyejnë rekordin e Pep Guardiolës duke mbyllur pa humbje 22 javë kampionati.

PIKE, ARMIKU NR. 1Projektor­ët ishin të gjithë me Zherard Pikenë, që, sa herë zbret në fushën e Espanjolit, fyet rëndë së bashku me bashkëshor­ten Shakira. Mbrojtësi e ka cilësuar skuadrën vendëse si ekip që i përket Kornejas, komuna jashtë Barcelonës ku ndodhet stadiumi, dhe është kjo arsyeja që ai cilësohet si armiku numër 1. Pikërisht mbrojtësi 31-vjeçar është ai që vulos barazimin përfundimt­ar. Festa e tij nxiti polemikat dhe për pak sa situata nuk degjeneron në sherr banal.

MESI, NË STOL - Duke menduar më shumë për Kupën dhe ndeshjet e radhës, Valverde e nis pa Mesin sfidën, teksa në krahët e mbrojtjes janë rezervat Semedo e Dinj. Me shiun që nuk u ndal për 90 minuta, Espanjoli mundi të limitojë katalansit, të cilët rrezikuan vetëm në një rast me Kutinjon që goditi traversën. Për vendësit dy raste të pastra për Leo Batistaon që nuk diti të përfitojë.

AVANTAZHI - Për gjysmërësh­in e fundit, Valverde preferoi të luante me Mesin dhe Serxhi Roberton, që morën vendet e Alkaserit dhe Semedos, por vetëm disa minuta më pas ishte Espanjoli që gjeti avantazhin. Ter Shtegen rivë topin nga fundorja dhe topi përfundon në këmbët e Garsias që

pason menjëherë për Morenon, i cili shënoi me kokë.

MINUTAT E FUNDIT - Valverde provon përmbysjen duke hedhur në fushë edhe Albën, por me fushën në kushte të mjeruara për Barçën gjithçka u komplikua ndjeshëm. Barazimi erdhi nga një goditje

dënimi, kur krosimi i Mesit përfundoi në kokën e Pikesë që nuk fali. Festa dhe debati me Morenon u ndal nga lojtarët e tjerë të ekipeve që evituan sherrin. Dhjetë minuta nga fundi për t'u luajtur, por praktikish­t sfida mbaroi aty me derbin që u mbyll në barazim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania