Panorama Sport (Albania)

Mesi pushim, Barça nuk di të fitojë

Edhe Brozoviç në luftë , fansat shfryjnë ndaj kroatit

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Zgjohuni, rikthehemi te fitoret!". Kërkesa e "San Siro"-s mbeti e padëgjuar: tifozët e Interit ishin përpjekur të "shkundnin" skuadrën me një banderolë përpara ndeshjes, avantazhi i Ederit krijoi iluzionin, por me Krotonen erdhi një tjetër barazim, i gjashti në 8 ndeshjet e fundit të kampionati­t.

NË HISTORI - Duke shtuar rezultatet "X" zhgënjyese të dy humbjeve, Interi barazoi kështu serinë më negative të ndeshjeve pa fitore në Serinë A, me tetë radhazi: nuk ndodhet nga maji i 2017-ës, kur mendohej se zikaltrit kishin prekur fundin me rënien e papritur të skuadrës së stërvitur në atë kohë nga Pioli.

IVANI... JO MË I TMERRSHËM - Spaleti kaloi thuajse gjithë verën për të bindur Perisiçin që të qëndronte tek Interi, sepse nuk dëshironte të linte të lirë një lojtar të cilin e konsideron një kampion: e kërkoi gjatë Mançester Junajtid, në fund kroati qëndroi, bëri një start fantastik mes golave (7 në 15 ndeshje) dhe asisteve. Më pas u zhduk. Dhe është pikërisht ai në epiqendër të kritikave të tifozëve zikaltër: një nga komentet, më pikanti, ka ardhur nga Mariapaola, e cila përmes profilit të saj në "Tëitter" i ka bërë drejtuesve interistë një... kërkesë: "Po përse nuk ia dhurojnë një skuadre të Serisë B shqiptare?". Ajo goditje në tribunë nga pozicion i përshtatsh­ëm është emblema e rënies së tij të dukshme. Dhe e Interit, që nuk fiton prej 3 dhjetorit, ditës kur Ivan i shënoi 5 gola Kievos.

KANDREVA E BROZOVIÇ - Më pas ka edhe prej tyre që janë në "luftë" me tifozët: Kandreva e Brozoviç, që u zëvendësua­n në pjesën e dytë, të përcjellë në pankinë nga vërshëllim­at, po ashtu si gjatë ndeshjes me pasimet e gabuara. Asnjëri nuk e mori mirë: italiani, me në mendje edhe polemikat e së kaluarës, u përmbajt disi. Ndërsa kroati, i cili ndoshta është bërë pishman i transferim­it të munguar te Sevija, i dha një goditje të fortë pankinës. Paraqitje të dobëta sjellin edhe kritikat që kushtëzojn­ë paraqitjet e ardhshme: një spirale negative, pikërisht.

BORHA VALERO - Më pak në dukje, por me shumë mundësi edhe Borha Valero ka pësuar një rënie besimi: lojtari që duhet të organizont­e skuadrën, që te Fiorentina kishte sjellë një futboll spanjoll, dje nuk tentoi kurrë "magjitë" e tij. Kundër Krotones iu "dha" edhe

njëfarë lirie, por nuk shkoi asnjëherë përtej pasimit në horizontal te shoku i skuadrës më i afërt. Për fatin e Interit, ka ende kohë për të bërë kthesën dhe Liga e Kampionëve nuk është humbur: kjo vetëdije mund të vijë në ndihmë për t'u zhbllokuar në nivelin psikologji­k.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania