Panorama Sport (Albania)

“Revolt딓Revoltë” përpër njënjë penallti,penallti, Duro:Duro: KukësiKukë­si investonin­veston tek...tek... arbitratar­bitrat

Vlonjatët kontestojn­ë arbitrin, verilindor­ët godasin 2 shtylla

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi dhe Flamurtari ndajnë nga një pikë në përballjen me njëri- tjetrin, rezultat që nuk i shkon përshtat asnjërit prej ekipeve, por vetëm... Skënderbeu­t. Në fakt, vlonjatët mund të jenë më të kënaqur për rezultatin, pasi ruajtën diferencën e njëjtë me Kukësin dhe morën barazimin në një fushë të vështirë si ajo e "Zeqir Ymerit". Golit të Alveshit në pjesën e parë iu përgjigj Bakaj nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e ndeshjes. Kuksianët goditën 2 herë shtyllën, në një ndeshje që për hir të së vërtetës nuk ishte spektakola­re, por e luftuar.

TRAVERSË E KUKËSITJan­ë për t'u harruar 25 minutat e para të ndeshjes të luajtur në "Zeqir Ymeri", pasi as Kukësi dhe as Flamurtari nuk bëjnë asgjë për t'u mbajtur mend. Skuadrat luftojnë shumë në mesfushë dhe e shpenzojnë kohën për të studiuar njëra- tjetrën. Vendësit marrin iniciativë­n të parët për të shënuar gol, por nuk janë të qartë në finalizim dhe në pasimin e fundit. Nga ana tjetër, Flamurtari e ka shumë të vështirë të dalë në sulm, pasi Bushiç është i izoluar. Skuadra e Pakult i afrohet golit në minutën e 28- të, kur një krosim nga e djathta ndalet në traversë pas devijimit të Useinit. Bakaj tenton më vonë të surprizojë portierin Nurkoviç, por nuk ia del.

GOL I FLAMURTARI­TPor në momentin kur dukej se lojën po e zhvillonte Kukësi, është Flamurtari që gjen rrugën e rrjetës. Goli mban firmën e sulmuesit Danilo Alvesh. Pas një krosimi në zonë, topi devijohet nga Sidibe fillimisht dhe sulmuesi i vlonjatëve fiton duelin me mbrojtësit për ta dërguar pas shpinës së Koliçit. Pas këtij rasti, braziliani dhuron spektakël në fushë, kur tenton fillimisht të shënojë me roveshatë dhe në minutën e fundit fiton duelin me mbrojtësit, por s'ka fat për ta dërguar në rrjetë.

ZGJOHEN VENDËSITMe rezultatin 0- 1 në favor të Flamurtari­t, Pakult e kupton që duhet të ndryshojë diçka për të sulmuar vlonjatët. Ekipi shtyhet më përpara dhe hidhet në sulm për të gjetur golin. Kërcënimi

i parë vjen nga Dzaria, i cili lëshon një goditje nga jashtë zonës dhe ajo përfundon fare pranë portës së Nurkoviçit. Tentativat janë të njëpasnjës­hme, ndërsa Rrumbullak­u godet fuqishëm nga jashtë zone. Flamurtari e ka të vështirë të

reagojë, edhe për faktin se humbet edhe dy lojtarë të rëndësishë­m për shkak të dëmtimit. Elis Bakaj është i lëvizshëm dhe tenton të krijojë panik në zonën e Flamurtari­t, por nuk ia del të bëhet kërcënim sepse Guri në këtë ndeshje është i

izoluar nga Pollozhani. Nga ana tjetër, Alvesh kishte shansin e artë për të shënuar golin e dytë, por Musolli e mbylli mirë.

BARAZIM- Goli i barazimit vjen 7 minuta nga fundi i ndeshjes, por Pollozhani i pafat e prek topin me dorë në zonë dhe arbitri akordon 11- metërsh. Elis Bakaj nuk gabon nga pika e bardhë dhe barazon rezultatin duke i dhënë akoma më shumë shpresë Kukësit për të arritur golin e dytë. Madje, i afrohet shumë ekipi i Pakultit në minutën e 87- të, kur Dzaria godet bukur një top të ulur nga Guri dhe prek shtyllën. Alvesh dhe Shameti shpërdoroj­në të vetëm përpara portës duke vulosur përfundimi­sht këtë ndeshje në barazim. Rezultat që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave, por Skënderbeu­t që vazhdon shkëputjen.

 ?? FOTO: F. K Kukësi. al ?? Vlonjatët Vlonjatët kontestojn­ë kontestojn­ë ashpër ashpër vendimet vendimet e arbitrit: arbitrit: Hamiti Hamiti një një kamikaz, kamikaz, na na sakatoi sakatoi para para Skënderbeu­t... Skënderbeu­t... Replikon Replikon Pakult: Pakult: E E pamë pamë si...
FOTO: F. K Kukësi. al Vlonjatët Vlonjatët kontestojn­ë kontestojn­ë ashpër ashpër vendimet vendimet e arbitrit: arbitrit: Hamiti Hamiti një një kamikaz, kamikaz, na na sakatoi sakatoi para para Skënderbeu­t... Skënderbeu­t... Replikon Replikon Pakult: Pakult: E E pamë pamë si...
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania