Panorama Sport (Albania)

Tirana shënon sa për katër skuadra

"Djemtë e Detit" vuajnë në fundin e takimit, vetëm +2 nga zona e ftohtë e tabelës

-

Një ndeshje me dy fytyra dhe një sfidë e përfunduar në paqe. Laçi dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë mes tyre. 90 minutat e zhvilluara në stadiumin "Laçi" kanë nxjerrë të kënaqur skuadrën durrsake, e cila ia del të marrë një pikë të artë pa shkëlqyer shumë, ndërkohë që vendësit e drejtuar nga Mezani kanë të drejtë të mbeten të zhgënjyer me rastet e shpërdorua­ra në fraksionin e dytë. Sfida përmbyllës­e e fazës së dytë, 0-0, e gjen Laçin një pikë më pak sesa Kukësi, ndërsa Teutën në vend të tetë.

PJESA E PARË

Një ndeshje që nis vrullshëm për miqtë, edhe pse duket që në fillim se mungon cilësia në finalizimi­n e aksioneve. E vendosur mjaft mirë në prapavijë dhe me një mesfushë grintoze, "Djemtë e Detit" tentojnë që të diktojnë lopën dhe, me kalimin e minutave, fitojnë metra në fushë. Loja zhvendoset në gjysmëfush­ën e kurbinasve, të cilët nuk kanë grintën e zakonshme dhe humbasin shumë duele. Manovra sulmuese lë për të dëshiruar, për faktin se pasimi i fundit thuajse nuk realizohet asnjëherë për të finalizuar aksionet. Në minutat 15 dhe 19 janë dy mundësi të Teutës, por pa gjetur kuadratin. Uzuni me një kros në zonë për Qaqin, nuk shfrytëzoh­et si duhet nga ky i fundit, i cili nuk përfiton as nga dalja e pasigurt e portierit Kastrati. Rexhinaldo do të japë një shkëndijë, por, edhe pse galopon shpejt dhe fuqishëm drejt zonës, tregohet egoist dhe gjuan vetë, në vend që të pasonte. Sulmuesi do të realizojë në të 29-tën, por goli është i pavlefshëm, pasi asistenti Shaba ka vepruar drejt duke akorduar pozicion jashtë loje. Rasti i artë i Teutës do të mbyllë fraksionin e parë, me një goditje me kokë brenda zonës, por Selmani bën mrekullinë duke larguar një rrezik në kuadratin e tij. PJESA E DYTË

Për vendësit, ky fraksion nis me Bardhin që duhet t'i bëjë një vend Da Silvës. Laçi është

më kërkues dhe shton ritmin, por sërish has një vendosje të kujdesshme të Teutës në prapavijë që lë pak hapësira. Uzuni është protagonis­ti i manovrës sulmuese të vendësve, mirëpo tentativat e tij kanë hasur Kastratin në pozicion dhe shpesh nuk janë akorduar me Rexhinaldo­n

për të finalizuar me gol. 59', 73', 74' dhe 77' janë tentativa të mesfushori­t të krahut të majtë, i cili ka krosuar dhe ka tentuar disa herë të godasë portën e Kastratit, por Teuta ia ka dalë që të ruajë rezultatin e bardhë. Në fund, nga një pikë për të dyja skuadrat, që duket

se kënaq vetëm miqtë për barazimin në transfertë, ndërkohë që të besuarit e Mezanit duhet të rifitojnë agresivite­tin dhe grintën për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Vetëm dy pikë më shumë sesa Vllaznia, janë rrezik i madh për mbijetesën e Teutës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania