Panorama Sport (Albania)

Zgjedhjet në FSHF, vihet në lojë kryebashki­akja

"Do mblidhemi më datë 6 dhe vendosim, penalltia 16 metra"

-

Ditën e mërkurë, më datën 7 shkurt, do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në garë janë 3 kandidatë, Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Halo. Situata e zgjedhjeve ka përfshirë jo vetëm dashamirës të sportit, por edhe shumë...

Ditën e mërkurë, më datën 7 shkurt, do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku në garë janë 3 kandidatë, Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Halo. Situata e zgjedhjeve ka përfshirë jo vetëm dashamirës të sportit, por edhe shumë njerëz të tjerë. Gara për postin e kryetarit të FSHF-së duket tepër e ashpër. Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, duke përfituar nga situata e krijuar, ka vendosur të bëjë pak humor me kryetaren e Bashkisë së Gramshit, Znj. Luljeta Dollani, e cila do të votojë në datën 7 shkurt. Besi e ka telefonuar Znj.Dollani duke u hequr si avokat i Finos. Për më tepër ndiqni bisedën telefonike.

Bes Kallaku: Alo, përshëndet­je!

Luljeta Dollani:

Bes Kallaku: Përshëndet­je si kaluat, zonja Luljeta, jam Erjon Shehja përfaqësue­s ligjor i kandidatit Bashkim Fino.

Luljeta Dollani: Po!

Bes Kallaku: Po iu marr nga Italia se kam pasur një takim me përfaqësue­sit e Federatës Italiane të Futbollit. Të marr në emër të zotit Bashkim, në emër të tij, pasi po i marrim të gjithë njerëzit tanë për votimin që do bëhet të mërkurën, më datë 7. Tani dihet se si duhet të votohet, ajo kuptohet, por ajo që dua t'iu them është se duhet të bëhen dhe dy ndryshime sipas kandidatit Fino, për ndryshimin e statusit të Federatës për disa gjëra që i kanë jo të rregullta, më kupton?

Luljeta Dollani: OK, OK, pa merak, patjetër!

Bes Kallaku: Duhet të bëjmë kërkesën që ngjyra e topit të futbollit të bëhet…

Luljeta Dollani: Pa merak fare, ne do mblidhemi më datë 6, kështu që do t'i diskutojmë atje.

Bes Kallaku: Ngjyra e topit duhet të jetë si ngjyra e topit të basketboll­it, për nder të kryeminist­rit.

Luljeta Dollani: të dëgjoj…

Bes Kallaku: Edhe goditja e autit të bëhet te pika e penalltisë dhe goditja e penalltisë të bëhet në 16 metra, sepse këto duhet t'i përfaqësoj­më ne denjësisht dhe duhet të marrim ato

Përshëndet­je!

OK, OK,

që ne kërkojmë, duhet të ndryshojë statusi.

Luljeta Dollani: OK, OK,

OK!

Bes Kallaku: Jeni dakord për të gjitha kërkesat, si për ngjyrën e topit, ta bëjmë me ngjyrën e topit të basketboll­it edhe të tjerat që diskutuam

Luljeta Dollani: Po, po patjetër, patjetër!

Bes Kallaku: Të falënderoj, mirupafshi­m!

Luljeta Dollani: Mirupafshi­m!

 ??  ??
 ??  ?? Aktori Besart Kallaku dhe kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani
Aktori Besart Kallaku dhe kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania