Panorama Sport (Albania)

Lushnja ndal Luftëtarin, arbitri “gol” tifozëve

Reziston ekipi i Dedjes, Shkurtaj dhe Abazaj shpërdoroj­në

- ALBAN ALUSHI

Pas katër fitoreve radhazi, Luftëtari ngec në një barazim pa gola në transfertë­n e Lushnjës. Ishte një 90minutësh i bukur në "Roza Haxhiu", teksa të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, por në fund rezultati i bardhë i shkoi për shtat lojës që zhvilluan. Gjirokastr­itët i patën të gjitha shanset për të dalë me tri pikë nga Lushnja, por Vasil Shkurtaj dhe Kristal Abazaj shpërdorua­n në mënyrë të pabesueshm­e raste të pastra. "Veterani" i portës së Lushnjës, Mikel Spahiu, ishte njeriu i ndeshjes, me disa pritje shpëtimtar­e. Verdhejesh­ilët e Hysen Dedjes ishin të kujdesshëm duke iu ruajtur kundërsulm­it të bluzinjve. Në njëfarë mënyre, ata e fituan duelin me Abazaj & CO, edhe pse një pikë më shumë u shërbeu gjirokastr­itëve sesa lushnjarëv­e.

PJESA E PARË

Pa Dejvi Bregun, Oltion Rapën dhe Eri Lamçjen, Luftëtari zbriti në fushë me një formacion ndryshe, ndërsa te Lushnja binte në sy mungesa për shkak dëmtimi e Arbër Mones. Loja nis me gjirokastr­itët në sulm, por me kalimin e minutave, verdhejesh­ilët shtyjnë përpara. Gava dhe Papa në qendër të mesfushës punojnë shumë duke u munduar të ndalin çdo iniciativë të miqve, që nis nga këmbët e Aleksit, Ramadanit dhe Rrocës. Luftëtari bën goditjen e parë në portë pas 20 minutave lojë me Abazajn, ndërsa Lushnja përgjigjet me Gavën. Loja është e ekuilibrua­r, ndërsa vendësit kërkojnë më shumë të përfitojnë nga loja me topa të gjatë. Rasti më i pastër i kësaj pjese ka për protagonis­t sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili pas një asisti të Ramadanit, i vetëm me portierin Spaho, nuk arrin të shënojë duke mos u besuar syve.

PJESA E DYTË

Dedja largon Pepën duke aktivizuar Branicën e rikthyer nga dëmtimi. Nga ana tjetër, Hasan Lika u beson të njëjtëve lojtarë. Lushnja mundohet të bëj presion, por e ka të vështirë të rrezikojë portën bluzi. Ndërprerje­t e lojës bëhen të mërzitshme, ndërsa për të pritur një tjetër rast ideal, duhen shumë minuta. Liçaj godet me kokë nga brenda zonës, por Spaho i thotë "jo" golit. Më pas

Lushnja merr frenat e lojës dhe fut në vështirësi gjirokastr­itët për afro 15 minuta. Alushi i afrohet golit me dy goditje nga jashtë zone, teksa Ruçi bën shpëtimtar­in. Lika ndërhyn duke aktivizuar Mingën, Aurelion dhe të riun Ziaji,

që debuton në Superiore. Luftëtari zhbalancoh­et në kërkim të fitores dhe dominon në minutat e fundit, duke mbyllur Lushnjën në portë. Abazaj ka tri raste të pastra për gol, por sa për gabim në shënjestër, aq edhe për meritë të Spahos,

nuk arrin të shënojë. Katër minutat shtesë nuk sjellin ndryshime dhe gjithçka mbyllet në barazim pa gola. Javën e ardhshme Lushnja luan një "finale" me Vllazninë, sërish në "Roza Haxhiu", ndërsa Luftëtari udhëton në Durrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania