Panorama Sport (Albania)

Duartrokit­je për korçarët, tifozët nuk përtypin disfatën

-

-Rreth 100 tifozë shkodranë kanë qenë të pranishëm në mbështetje të Vllaznisë dhe në fund kanë mbetur të zhgënjyer duke vërshëllye­r edhe lojtarët e tyre. Ndërsa nga Korça kishin udhëtuar rreth 20 ultras.

-Ndryshe nga ndeshjet e tjera, dje në stadiumin "Loro Boriçi" është vënë re një numër i vogël banderolas­h. Në njërën prej tyre shkruhej "Sukaj, Xhevahiri i Shkodrës". Ndërsa një tjetër i drejtohej Ardit Krymit, ku shkruhej: "Stop" për mesfushat kundërshta­re. Nga ana tjetër, tifozët e Skënderbeu­t kishin vetëm banderolën e grupimit të tyre, "Ujqërit e dëborës".

-Në minutën e 30-të të takimit, sulmuesi i korçarëve, Soue përplaset me Gilman Likën në mesfushë dhe më pas vazhdon me Tafilin. Megjithatë, gjakrat shuhen shpejt me ndërhyrjen e arbitrit që e ndëshkon me karton të verdhë. - Në momentin e goditjes së penalltisë nga ana e Lilajt, portieri Sherri merr udhëzimet nga stafi teknik. Ai arrin të kuptojë krahun, por jo të shmangë pësimin e golit. - Në minutën e 68- të të takimit ka një diskutim mes trajnerit të Vllaznisë dhe mbrojtësit të Skënderbeu­t Vangjeli. "Folëm për penalltinë e dhënë", ka thënë Vangjeli.

-Tifozët shkodranë, pas humbjes së djeshme, kanë kërkuar hapur në shkallët e stadiumit largimin e trajnerit Gjoka dhe stafit të tij nga drejtimi i ekipit. Ndërkohë, ata kanë duartrokit­ur skuadrën korçare duke e vlerësuar për atë që ka dhënë në fushën e lojës.

-Pas ndeshjes, Nimaga ka qëndruar për disa minuta më shumë në pankinën e ekipit të tij. Nuk dihet përse ka ndodhur një veprim i tillë i mesfushori­t malian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania