Panorama Sport (Albania)

Gjoka kapet me gazetarët shkodranë, Sukaj dhe Mersini përplasen me tifozët

Trajneri i revoltuar nga pyetjet, por i hiqen mikrofonat

-

Humbja ndaj Skënderbeu­t ka krijuar një atmosferë aspak të qetë te skuadra e Vllaznisë. Madje, kritikat e tifozëve kanë nisur që në fushë, në drejtim të sulmuesit Xhevahir Sukaj, i cili është kundërpërg­jigjur duke ofenduar mbështetës­it e shkodranëv­e. Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga ultrasit shkodranë që, në përfundim të ndeshjes, kanë dashur të replikojnë me sulmuesin për ofendimet që ai u ka bërë. E njëjta situatë është përsëritur gjatë pjesës së dytë edhe me mbrojtësin Ergis Mersini, që gjithashtu nuk ka reaguar mirë ndaj kritikave. Dhe, në fund, ka qenë trajneri Ernest Gjoka, që ka pasur një përplasje me gazetarët shkodranë, në momentin që po jepte një deklaratë për mediat. Tekniku me sa duket është ndier i provokuar nga pyetjet e gazetarëve, të cilët i ka ofenduar duke i quajtur joprofesio­nistë. Debati ka qenë i ashpër dhe është zhvilluar në sytë e ish-drejtuesit të Vllaznisë, Armir Grima, që ka shoqëruar më pas trajnerin. DEBATI I PLOTË

Gjoka, sa duhet të presim për të parë një Vllazni të denjë? Përshëndet­je! Mendoj se duhet të presim, sepse kjo ndeshje nuk ishte për t'u humbur me këtë rezultat. Golat janë shënuar në krahun e majtë. Si e komentoni paraqitjen e Mersinit, ndërkohë që tifozët kërkojnë përjashtim­in e tij?

Qesh. Dy pyetje shumë fantastike, ju jeni fantastikë për Zotin! Sapo kalova nga një studio superprofe­sioniste te ju (i referohet deklaratës në "SuperSport"). Atëherë ( ndërhyjnë gazetarët)? - Më fal, a të përgjigjem unë, pastaj vazhdoni ju. Atëherë, pyetja e parë...

Një prej gazetarëve: Këtë pyetje duhet ta tërheqësh profesor, ose ne do të heqim mikrofonat.

Gjoka: Mirupafshi­m!

Një prej gazetarëve: Udha e mbarë! As mos hajde kurrë më! Gjoka takohet me Armir Grimën dhe kthehet andej nga erdhi zëri.

Një prej gazetarëve: Ca sheh!

Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania