Panorama Sport (Albania)

Vlonjatëve u mohohet 11-m, por ajo e Pollozhani­t ishte

-

Ndeshja mes Kukësit dhe Flamurtari­t ishte e tensionuar në disa momente dhe kulmoi në fund me penalltinë e akorduar për verilindor­ët. Ky 11- metërsh ishte momenti më i diskutuesh­ëm i sfidës. Por, pavarësish­t pretendime­ve, prekja e topit me dorë nga Pollozhani është evidente dhe arbitri ka marrë vendimin e duhur për ta ndëshkuar ekipin vlonjat. Mbrojtësi Pollozhani nuk e ndalon topin me këmbë fillimisht, por ai përplaset në tokë dhe i shkon në dorë. Duket sikur dora është në pozicion natyral, por në fakt e ndihmon lojtarin e Flamurtari­t për ta zotëruar topin dhe për ta larguar nga zona. Arbitri e ndëshkon lojtarin edhe me karton të verdhë. Por, për të mbërritur te penalltia, kishte edhe disa raste të tjera. Njëri prej tyre është pretendimi i vlonjatëve në fundin e pjesës së parë pas një kontakti në zonë mes Nedjelkovi­çit dhe Musollit. Ky i fundit e shtyn me dorë dhe duhet të akordohej 11- metërsh. Në minutën e tetë, Kukësit i mohohet një faull në hyrje të zonës, kur Musta godet në këmbën e Gurit. Por, ky i fundit falet nga gjyqtari në minutën e 53- të, kur i ndërhyn me takë mesfushori­t Sidibe. Elis Bakaj gjithashtu meritonte karton të verdhë, kur në minutën e 15- të godet topin me forcë jashtë fushës, pasi loja ishte ndërprerë nga kryesori për rivënie fundore. Bakaj kërkon falje dhe Hamitaj nuk e fut dorën në xhep. Nuk ndodh e njëjta gjë për Flamurtari­n, pasi Siljanovsk­i ndëshkohet që në start, ashtu si më vonë Musta, Sidibe dhe të gjithë me radhë. Ky i fundit merr 2 të verdhë për ndërhyrje nga pas në fundin e ndeshjes, por vendimi është i dyshimtë.

 ??  ?? Penalltia e padhënë për Flamurtari­n
Penalltia e padhënë për Flamurtari­n
 ??  ?? 11-metërshi i akorduar për Kukësin
11-metërshi i akorduar për Kukësin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania