Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Duro: Kukësi investon edhe në arbitra

“Luajtëm kundër 16 vetave, s’të lënë për titull”

-

Ashtu siç është ekipi i tij, agresiv, në fushën e lojës, ishte këtë herë trajneri Shpëtim Duro në reagimin pas barazimit me Kukësin. I revoltuar për arbitrimin, trajneri i Flamurtari­t akuzon hapur se gjyqtari i ndeshjes kishte ardhur me plan konkret pune për të ndihmuar Kukësin dhe për t'u bërë keq vlonjatëve. Në intervistë­n e dhënë për "RTSH Sport", tekniku kuqezi thotë se këta nuk e lënë Flamurtari­n të fitojë titullin kampion.

Ju e keni kundërshtu­ar praninë e Hamitit, por u bë hera e katërt që arbitron këtë ndeshje. Por, sërish ishte ai. Pse ndodh kjo?

Ai vjen me mision këtu. Mirë që na mohoi 3 pikët në këtë ndeshje, por për më tepër na ndëshkoi dy lojtarë të rëndësishë­m si Sidibe dhe Siljanovsk­i, që nuk do të luajnë ndeshjen e ardhshme. Ai ka pasur një plan pune të detajuar sepse nuk është rastësi që katër herë të jetë i njëjti arbitër. Nëse kjo është e gjitha rastësi, unë tërhiqem dhe kërkoj falje. Akoma më shumë që një javë më përpara, ky arbitër drejtoi ndeshjen e Kukësit me Vllazninë dhe ishte përsëri sot. Çfarë të them tani? Mua më vjen keq për presidenti­n e Kukësit sepse

është njeri që ka investuar seriozisht, është përkrahës i jashtëzako­nshëm i skuadrës së tij me financa të jashtëzako­nshme. E mori një kampionat ashtu... me meritë. Ç'rëndësi ka. Humbja vjet 1-0 këtu me një arbitrim skandaloz, por thashë mirë sepse Kukësi ishte pretendent për titull. Sot ishte më skandalozi. Jam

shumë i revoltuar.

Ju u përqendrua­t tek arbitri dhe thoni se ju penalizoi, por ndoshta Flamurtari mund të bënte diçka më tepër për ta mbyllur ndeshjen?

Në fund të pjesës së parë kishim një penallti neto dhe pjesa e parë do të mbaronte 2-0. Besoj që do ta fitonim ndeshjen. Megjithatë, patëm mundësi dhe

Danilo Alvesh pati dy raste për ta çuar ndeshjen 2-0. Por futbolli i tillë është, s'mund të luash gjithmonë në sulm. Pastaj luanim ndaj një ekipi kampion që ka investuar të ketë edhe 5 arbitra me vete sepse edhe arbitri i katërt e bëri misionin deri në fund. Sepse janë të koordinuar të gjithë. Është turp i madh. Është skandaloze. Nëse ndeshja

do të zgjaste edhe pak, do ta kishte fituar Kukësi.

Sot u detyruat të bënit edhe disa zëvendësim­e të detyruara, por sa ju kënaqi loja e skuadrës?

Skuadra ka fituar për mua. Ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes. Kaluam në avantazh dhe kishim mundësi 2-3 herë me raste të pastra sepse futbolli i tillë është. Për mua, skuadra ka luajtur kundër 16 vetave sot. Ne ishim të gëzuar përpara ndeshjes për të marrë 1 pikë ndaj një kundërshta­ri direkt, por tani jam i shqetësuar që barazuam në këtë turp të këtij arbitrimi.

Ju qëndroni me këmbë në tokë dhe nuk keni deklaruar

objektiva madhorë, por beson realisht ky Flamurtar për titullin kampion?

Nuk të lënë këta për titull. Unë as e mendoj titullin sepse e kam thënë gjithmonë që Skënderbeu është një skuadër solide e ndërtuar në vite, por është një kuriozitet tjetër që do t'ua them sot. Kisha 4-5 ndeshje pa pësuar gol, që ndaj Laçit me atë penallti qesharake. Kjo do të thotë se skuadra është shumë e fortë, agresive. Nuk kam humbur asnjë ndeshje jashtë fushës, me përjashtim të ndeshjes së parë të kampionati­t. Kështu që zona e Europës dhe vendi i dytë është një sukses i jashtëzako­nshëm sepse Skënderbeu është ekip i konsolidua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania