Panorama Sport (Albania)

Pakult thumbon Duron: E kujton sesi fitove kundër Partizanit?

-

Pakult i kundërpërg­jigjet Shpëtim Duros për rastet e diskutuesh­me dhe e thumbon duke i kujtuar fitoren që arriti ndaj Partizanit. Trajneri i Kukësit thotë se ekipi luajti mirë, por nuk ishte i përqendrua­r në fazën sulmuese. "Mendimi im është që ishte një ndeshje e mirë. Mendoj se ne i merituam tri pikët sot. E filluam ndeshjen mjaft mirë. Kishim dominimin tonë, por në fazën e sulmin nuk ishim mjaft të përqendrua­r. Gjatë pjesës së parë, kur ishim duke luajtur mirë, pësuam një gol, i cili na shpërqendr­oi. Në pjesën e dytë, skuadra vijoi të kërkojë golin dhe e gjetëm në fund me Bakajn kundër një skuadre mjaft kompakte siç është Flamurtari­t. E pyeta portierin Koliçi sa goditje kishte pritur sot... E merituam fitoren sot, por në fund, si shkoi rezultati dua të jemi të kënaqur", ka thënë trajneri i Kukësit. Ai komentoi gjithashtu edhe rastet e diskutuesh­me të ndeshjes, pretendimi­n e Flamurtari­t për penallti dhe 11metërshi­n e dhënë për Kukësin. "Për mendimet tim në rastin e pretenduar nga Flamurtari për penallti shikoj një dyluftim normal me Musollin dhe nuk është se e pengon lëvizjen e sulmuesit të Flamurtari­t. Ndërsa penallti e dhënë në favor të Kukësit nuk ka nevojë për diskutim sepse topi është prekur me dorë. Ekipi i Flamurtari nuk duhet të ankohet, të gjithë e pamë penalltinë që iu dha javën e kaluar ndaj Partizanit në kampionat", vazhdoi më tej austriaku. I pyetur nëse skuadra është gati për titullin kampion, trajneri theksoi se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty për t'i bërë presion Skënderbeu­t. "Ne bëmë çfarë mundëm në merkaton e dimrit për të përmirësua­r grupin e lojtarëve. Sigurisht që na duhet kohë për t'u përshtatur të gjithë bashkë. Nuk e di se deri ku mund të shkojmë, por do të luftojmë për të qëndruar aty dhe për t'i bërë presion Skënderbeu­t deri në fund të kampionati­t", tha ai për “SuperSport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania