Panorama Sport (Albania)

Fitore për ditëlindje, derbi është i Partizanit

Shkëlqen edhe braziliani Lukas, Plaku krenaria e vetme e Kamzës

- ILIR CARA

Partizani i ka bërë vetes si dhuratë për 72-vjetorin e themelimit një fitore në shifrat 2-1, të cilën e arriti dje ndaj Kamzës në stadiumin "Selman Stërmasi". Pas dy disfatave të para të 2018ës me Flamurtari­n, për kampionat dhe kupë, të kuqtë arritën dje që për ditëlindje të shënonin fitoren e parë për këtë vit, ku gjithçka u vendos nga dygolëshi i Jasir Asanit. Derbi më i ri i kryeqyteti­t mbylli edhe fazën e dytë të kampionati­t të Kategorisë Superiore, ku falë trepikëshi­t të djeshëm, "demat" kanë parakaluar Kamzën në klasifikim dhe tani ndodhen në vendin e pestë me 27 pikë. Partizani ka pësuar ndryshime rrënjësore në merkaton e dimrit, bilanci i së cilës është: 14 largime dhe 9 afrime. Nga ajo që u pa dje, prurjet e dimrit duken më rezultativ­e se ato të verës, pasi që në ndeshjen e parë si titullar, Lukas Kardozo tregoi se do t'u bëjë shumë punë të kuqve. Sinjale pozitive në debutim dha edhe 19-vjeçari, Esat Mala. Të ndodhur në gjysmë të rrugës, të kuqve u del shumë punë për të bërë, pasi pasiguria në mbrojtje mbetet, si dhe shpërdoroj­në shumë në fazën përmbyllës­e të aksioneve.

PJESA E PARË- Partizani vinte në këtë takim të javës së 18-të me disa risi në formacion, ku në mungesë të Kalarit, Trashi u pozicionua mbrojtës i majtë duke bërë një paraqitje pozitive. Lukas Kardozo e nisi si titullar dhe ndonëse nuk gëzon kondicioni­n e duhur, u tregua rezultativ. Takimi nisi me Prognin si "pykë", që më pas u alternua me Bardhin. Kamza ndryshimet i kishte në mbrojtje, ku edhe shfaqi problemet kryesore, ndërsa mungesa e Ymerajt ra në sy në derbi. Takimi nisi shumë mirë për të kuqtë, ku që në minutën e 6-të zhbllokojn­ë rezultatin me Asanin. Pas golit, "demat" janë më të qetë në lojë dhe me braziliani­n Lukas në të majtë të sulmit kishin më shumë rrezikshmë­ri. Batha me Telushin fituan mesfushën dhe në minutën e 23të dyfishojnë rezultatin me Asanin, i cili e finalizon me sukses asistin e braziliani­t Lukas. Por, Kamza nuk dorëzohet dhe dy minuta më pas i gjen në gjumë të kuqtë, ku Plaku tregoi vlerat e tij duke ngushtuar shifrat me anë të golit që shënoi me kokë në një pozicion disi të vështirë. Skuadra e drejtuar nga Klevis Dalipi arrin ta kalojë momentin dhe marrë frenat e lojës, ndërsa sulmi i Kamzës, ishte shumë i tërhequr duke mos përbërë problem. Në shifrat 2-1 për "demat" mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Të dy ekipet e rinisin ndeshjen me nga një zëvendësim. Për shkak të gjendjes gripale, Telushi ia la vendin të riut Esat Mala, i cili duhet vlerësuar për debutimin pozitiv që bëri dje. Gjithashtu, vjen edhe momenti i debutimit të Filit ndaj ish-skuadrës, ku

trajneri Ndreu e aktivizon në vend të Idrizajt. Edhe pjesa e dytë nis vrullshëm për të kuqtë. Në minutat 48 dhe 49 kanë dy mundësi shënimi, ku fillimisht Asani vonon, ndërsa në rastin e dytë gjuajtja e Trashit ndalet nga trau i portës. Në minutën e 57-të, Bardhi humbet

një tjetër rast "të artë" për të shënuar. Një minutë më pas, autori i dy golave, Jasir Asani, i dëmtuar, ia lë vendin Besart Abdurrahim­it që debutoi në kampionat me Partizanin. Me këtë zëvendësim të kuqtë marrin direktiva tërheqje, pasi të kuqtë lëshojnë terren dhe Kamza nis dominimin territoria­l. Përpos dominimit të lehtë të kamzalinjë­ve në fushë, rastet më të pastra për shënim i patën sërish "demat". Në minutën e 60-të, Raçiç, disi në hije në këtë takim, i lë vendin Rezit dhe 10 minuta më pas Lelis ia lë vendim Mumajesit, i cili i jep gjallëri lojës së Kamzës nga e majta. Në minutën e 78-të, Lukas Kardozo, i jep mundësi serbit Milan Kulum që të debutojë me Partizanin. Përpos rasteve sporadike, i gjithë takimi u mbyll me fitoren e Partizanit, sukses që erdhi në ditën e 72-vjetorit të themelimit si klub.

 ?? Fotot: F. Hazizllari ?? Të kuqtë duke festuar një nga golat e Asanit ndaj Kamzës
Fotot: F. Hazizllari Të kuqtë duke festuar një nga golat e Asanit ndaj Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania