Panorama Sport (Albania)

Asani: Tani nis ngjitja e Partizanit drejt Europës

"Me Lukasin kam qenë kundërshta­r, por e njohim njëri-tjetrin"

- ILIR CARA

Heroi i Partizanit për 72- vjetorin e themelimit të klubit ka qenë Jasir Asani, që me dy golat e tij u dha fitoren të kuqve. Asani, në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "Panorama Sport", pohoi se Partizani do të vijë në ngjitje për t'u renditur në zonën europiane. Asani pohoi se nuk i druhet konkurrenc­ës dhe pranoi se me Lukasin kombinohen shumë mirë. Golat e djeshëm ua kushton shokëve të ekipit dhe premton të japë më të mirën për objektivat e Partizanit.

Jasir, me këtë fitore i keni bërë një mbyllje pozitive fazës së dytë, ku fitorja mban emrin tuaj që shënuat dy gola...

Vitin e nisëm me dy ndeshje të vështira me Flamurtari­n, ku të gjithë e dinë që ne nuk patëm fat në këto dy sfida. Por, fati nuk vonoi, pasi morëm fitoren ndaj Kamzës, ku arrita të shënoj edhe dy gola. Përpos këtyre golave, rëndësi ka fitorja që arriti Partizani.

Si e shikoni veten dhe Partizanin në pjesën e dytë të sezonit?

Do të ngjitemi ngadalë në renditje për të kapur zonën europiane. Nuk mund të flas konkretish­t, pasi jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës, pasi vetëm kështu i arrijmë objektivat.

Janari e ka forcuar ekipin. A ndiheni i rrezikuar nga konkurrenc­a?

Konkurrenc­ë normal që do të ketë në çdo ekip që të luash, por kush stërvitet më mirë, besoj se do të arrijë të fitojë formacioni­n.

Pamë që u kuptuat shumë mirë me Lukasin. Mos ndoshta tani kuptoheni më mirë me futbollist­ët që kanë ardhur nga kampionati maqedonas?

Me Lukasin kam luajtur vetëm si kundërshta­r, por e njoh mirë se çfarë lojtari është. Gjithashtu, edhe ai i njeh aftësitë e mija dhe them se do të japim maksimumin për Partizanin.

Kur keni ardhur te Partizani, pritshmëri­a ka qenë e madhe ndaj jush. Si e shikoni veten pas këtij dygolëshi me Kamzën?

Nuk dihet ta mbaj mendjen vetëm te kjo ndeshje. Mua më del për detyrë që të shënoj në çdo takim që luaj, kështu që këtë gjë e kërkoj edhe në ndeshjen e radhës. Do të mundohem të bëj më të mirën që Partizani të dalë fitimtar në çdo sfidë.

Keni ndonjë dedikim për këtë dygolësh të parë me fanellën e kuqe?

Këto dy gola ua kushtoj të gjithë lojtarëve në përgjithës­i, pasi ata më ndihmuan që të shënoja ndaj Kamzës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania