Panorama Sport (Albania)

Nga bojkoti i ultrasve te batuta për topin e çarë

-

Derbi Partizani-Kamza u zhvillua me një prani të pakët të tifozëve në stadium. "Ultras Guerrils" e ka bojkotuar edhe dje, pasi policia nuk lëshon "pe", që tifozët të paraqesin kartën e identiteti­t në hyrje të stadiumit. Me ndalimin e ultrasve, duket se edhe klubet janë pajtuar, pasi në mënyrë indirekte ata heqin qafe zërat kundër.

-Tribuna VIP ka qenë e mbushur, ku përveç përfaqësue­sve të dy klubeve, të pranishëm ishin edhe figura të tjera të sportit dhe politikës. Në fillim të takimit nuk ka munguar edhe komunikimi dhe shkëmbimi i batutave mes dy presidentë­ve të klubeve, Demi dhe Qarri. - Në minutën e tretë të ndeshjes, gjyqtari akordon një goditje dënimi për Kamzën, Por gjyqtari insistoi që Zguro ta gjuante në vendin e duhur. Në shenjë ironie, Zguro merr topin në dorë dhe i thotë gjyqtarit të katër që ta gjuante topin jashtë vijës anësore.

- Një minutë para shënimit të golit të parë të Partizanit, topi përfundon në rrethimin e brendshëm të stadiumit. Një nga mbështetës­it e kuq lë karrigen, merr topin dhe ia hedh Trashit që ta vërë në lojë. Por, nuk vonoi dhe erdhi goli, që për disa ia atribuuan asistit fatsjellës të tifozit që "bekoi" topin kur e hodhi te Trashi. -Në minutën e 17-të çahet topi dhe Idrizaj ndërpret aksion dhe kërkon ndërrimin e tij. Në këtë moment nuk mungoi edhe batuta e një tifozi: "Këta janë topat cilësorë të federatës". -Trajneri Ramadan Nderu ka qenë shumë impulsiv në ndeshjen e djeshme, të cilën e ka ndjekur në këmbë duke udhëzuar dhe kërkuar llogari ndaj të tijve për veprimet që kryenin në fushë. -Derbin më të ri të kryeqyteti­t e kanë ndjekur nga tribuna edhe trajneri i Tiranës, Ze Maria. -Takimi i djeshëm u gjykua nga gjyqtari Andi Koçi, i cili çaloi vetëm në dhënien e kartonëve. Nëse do të kishte qenë i ashpër, kartonët e verdhë do të ishin më shumë se tre, pasi kaq i meritoi vetëm Zguro, i cili nuk mori asnjë.

Nuk mendoj se ishte rezultati më i drejtë.

Dominuam pjesën e dytë, por nuk ia dolëm. Terreni ishte më rënduar dhe na e vështirëso­i punën.

Po luani shumë larg portës, a po sakrifikon­i për ekipin në këtë rol?

Po sakrifikoj për ekipin, pasi te Kamza nuk e ke luksin të luash gjithmonë ku do. Po e vuaj faktin që po luaj larg portës, por nuk kam se çfarë të bëj. Jam munduar të përshtatem shpejt në rolet e mija të reja, pasi duhet të jem i dobishëm aty ku e kërkon trajneri.

Pjesën e parë të kampionati­t e mbyllët brenda objektivav­e, po në dy fazat e tjera çfarë prisni?

Pjesën e parë të sezonit e kemi mbyllur brenda objektivav­e. Do të mundohemi të jemi sërish aty ku duam edhe në dy fazat e mbetura. Tani fillon pjesa më e vështirë, pasi ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë e vuajnë pak pjesën e dytë. Ne jemi të përgatitur dhe trajneri ka punuar te kjo pjesë. E dimë se kemi mbështetje nga faktorë të jashtëm.

Çfarë nënkuptoni me faktorë të jashtëm?

Po e nis që nga mungesa e tifozërisë, ne nuk kemi shumë mbështetje. Kemi mungesë përvoje, pasi vetëm ne dhe Lushnja vijmë nga Kategoria e Parë, kështu që mund ta vuajmë pak këtë pjesë. Trajneri na ka folur shumë dhe besoj se do ta përballojm­ë me sukses.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania