Panorama Sport (Albania)

Dalipi: Fitore në kohën e duhur, tani nuk ndalemi

-

Klevis Dalipi është i lumtur që, nën drejtimin e tij nga stoli, Partizani ka arritur fitore në një ditë të veçantë, që ka të bëjë me themelimin e klubit të kuq. Në intervistë­n për "SuperSport" pas ndeshjes, zv.trajneri theksoi se tani duhet fitore edhe ndaj Laçit.

Ishte ditëlindja e 72-të e Partizanit. A është dhuratë kjo fitore ndaj Kamzës?

Patjetër që festa bashkohet me këtë fitore. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Gjatë 90 minutave ndodhën shumë episode. Ajo që na mungoi në Kupë, finalizimi, e patëm sot (dje). Edhe ndërrimi i Telushit na vuri pak në vështirësi.

Gjithsesi, mund dhe duhet të shënonit golin e tretë. Shpërdorua­t jo pak...?

Edhe ndeshja me Kamzën ishte e vështirë sepse kundërshta­ri i rrezikoi të gjitha kartat dhe e la shpesh Bardhin të lirë, por ne nuk e shënuam dot golin e tretë. A krijohet një frymëmarrj­e për ekipin pas kësaj fitoreje? Patjetër, kjo fitore është me shumë vlera ndaj një rivali që e kishim 2 pikë para. Më shumë është për vazhdimësi­në sepse kemi një ndeshje tjetër të vështirë me Laçin. Kjo fitore na jep moral. Loja nga krahët funksionoi, sidomos me kombinimet mes Lukasit dhe Asanit...

Goli i dytë erdhi si rrjedhojë e asaj që kishim stërvitur gjatë javës. E përsëris, duhet akoma kohë. Për Lukasin ishte ndeshja e parë, por me atë që dha sot, na jep shpresa që do jetë i vlefshëm në të ardhmen.

Kur do t'i mbyllni ndeshjet pa pësuar?

Për problemin e golit është e drejtë. Plakun e dinim që është një lojtar i rrezikshëm, por golat pësohen. Duhet të përmirësoj­më faktin që të shënojmë më tepër. Nëse shënojmë, i japim qetësi skuadrës. Kur do jetë gati Çani?

Çani është në një trajtim dhe është në përmirësim e sipër. Nuk ka shfaqur shenja të dëmtimit të mëparshëm. Në ditët në vijim do marrë ngarkesën e plotë në stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania