Panorama Sport (Albania)

"U treguam egoistë, lamë dy pikë"

-

Në bazë të rasteve dhe mundësive për shënim, Gentjan Mezani ka të drejtë kur deklaron se skuadra e tij ka lënë dy pikë. Trajneri i Laçit, në deklaratën e dhënë për "Super Sport", është shprehur i pakënaqur me egoizmin e lojtarëve të tij, në rastet e krijuara. Barazimi - "I kemi falur pjesën e parë kundërshta­rit. Ndeshja nisi keq dhe e përfunduam keq. Normalisht që rezultati 0-0 në Laç, duhet të themi, është si humbje. Janë dy pikë të lëna. Në pjesën e dytë u munduam që të ndryshonim me Eskuerdën, por nuk ishim konkretë, pavarësish­t rasteve që krijuam për shënim. Nëse do të ishim më tepër altruistë, do të kishim shënuar. Nuk më intereson se kush shënon dhe kush zgjidh ndeshjen, pasi futbolli luhet me 11. Kjo ka qenë arsyeja besoj për paraqitjen që bëmë dhe uroj që, në ndeshjen tjetër me Partizanin, të mos e shprehim më. Duhet të motivohen. Teuta ka qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibër, është mbrojtur mirë dhe s'na lejoi të dilnim në lojën tonë. Me rastet që krijuam, duhet të bënim më shumë". Motivimi - "Çdo ndeshje duhet ta marrin si sfidën me Gjirokastr­ën apo edhe të tjera më parë. Kam kërkuar që të qëndrojnë me këmbë në tokë sepse euforia dëmton. Me ekipe nën pozicionin tonë, ne neglizhojm­ë". Ndeshja - "Të mërkurën në kupë kemi shpenzuar jashtëzako­nisht shumë energji dhe nuk prisja të njëjtën lojë. Kjo, për vetë faktin se skuadra u mundua që ta zgjidhte gjithçka në Laç sa i përket kualifikim­it. Edhe sot (dje) patëm disa momente shumë të mira për të shënuar".

3 ndeshje në 9 ditë - "Këta janë djem të rinj dhe më jep shpresë kjo gjë", është shprehur trajneri i Laçit, Mezani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania