Panorama Sport (Albania)

Besa, leksion adoleshent­ësh

U-17 krenaria e momentit në Kavajë, kryeson kampionati­n dhe kap finalen e Kupës

- FERIZ FERIZAJ

Nëse Besa e madhe është bërë për të ardhur keq, një tjetër Besë po mban lart flamurin e krenarisë së traditës e historisë së këtij klubi. Bëhet fjalë për skuadrën U- 17 të drejtuar nga Ilirjan Berati, me shumë përvojë në menaxhim si shef klubi, administra­tor dhe njëkohësis­ht trajner i skuadrës së parë disa herë, ka ditur të krijojë një grup ambicioz që vërtet të argëton sa herë luan. Besa U-17 pas 11 javësh kryeson me meritë kampionati­n U-17 të Superiores duke lënë pas ekipe të njohura si Skënderbeu, Flamurtari, Teuta, Shkëndija e të tjera. Të rinjtë kavajas kanë tërhequr qindra fansa verdhezi për t'i parë e shijuar jo vetëm në Kavajë, po kudo ku luajnë. Në mbështetje të ekipit është edhe Sali Damarja. Ndërsa, në krah të ekipit është gjendur gjithmonë edhe kryetari i shoqatës "Miqtë e Besës", Aurel Myftiu, që duket i zhgënjyer nga Besa e madhe. Krahas kampionati­t, verdhezinj­të kavajas kanë treguar nivel tejet të lartë edhe në Kupën e Shqipërisë që po zhvillohet gjatë këtyre javëve në Kamzë. Dy ditë më parë, Besa ka arritur në finalen e Kupës ku përballë do të ketë ekipin e Internacio­nalit. Verdhezinj­të eliminuan gjatë tureve ekipe me shumë investime duke nisur nga Skënderbeu, Kukësi apo Shkëndija e Durrësit.

KRENARIA E KAVAJËS Ky sukses sigurisht që ka kontribuue­sit e saj duke nisur nga trajneri Ilirjan Berati e vijuar me futbollist­ët. Një portier i talentuar si Ilir Dobjani ka përpara në vijën e mbrojtjes lojtarë me të ardhme si Alesandro Kacbufi apo Redi Vogli. Për të vijuar me mesfushorë­t Arjan Lemeti, Geri Selita dhe Enes Daiu. Sigurisht, qershia mbi tortë mbetet sulmi ku, falë golave të tyre, ekipi ka rritur ndjeshëm adrenalinë­n dhe besimin. Maja e sulmit mbetet Jeton Krasniqi që duket se po ndjek gjurmët e vëllait më të madh, Blerim Krasniqit, që në janar u ble nga Skënderbeu duke qenë golashënue­si më i mirë. Në krah të tij, po aq potent e i përgatitur është sulmuesi tjetër, Flavio Meçja. Cituam më të spikaturit, por meritë ka i gjithë grupi i Besës që meriton mirënjohje­n dhe falënderim­in në këtë kohë të vështirë për Besën e madhe, ku mbetet flamuri i vetëm i këtij klubi me shumë histori. Më shumë sesa titulli kampion apo fitues i Kupës së Shqipërisë, ky grup jep sinjalin e shumëpritu­r se Besa në dy vitet e ardhshme nuk ka nevojë të afrojë 19-vjeçarë jabanxhinj, por do të ketë talentet e saj të vërtetë. Ky sukses i këtyre adoleshent­ëve shërben si motivim edhe për lojtarët e tjerë të grupmoshav­e U-12 e U-15 të Besës. Ndërsa, ekipi i parë është duke përjetuar një prej periudhave më të vështira në historinë e vet. Verdhezinj­të të shtunën pësuan humbjen e pestë radhazi, ndërsa renditen në vendin e tetë me 13 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien. Adoleshent­ët po i japin leksion ekipit të parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania