Panorama Sport (Albania)

Marku: Nuk ndalem më, Kastrioti do thellojë diferencën

-

Kastrioti kryeson me meritë Grupin A të Kategorisë së Parë. Krutanët e nisën me fitore vitin 2018 dhe tashmë ndodhen të shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë. Sot do të luajnë takimin e radhës në Dibër ndaj Korabit. Dhe nëse fitojnë, krutanët kanë mundësinë ta çojnë në +10 diferencën me Egnatian që është e dyta. Në ndeshjen e kaluar me Tërbunin, tri pikët u morën falë golit të sulmuesit Taulant Marku, i cili në një intervistë për "Panorama Sport" flet për nisjen e mbarë të pjesës së dytë të sezonit dhe për sfidën e sotme. Ndeshja e parë, e nisët me fitore ndaj Tërbunit vitin 2018, si e shikoni vazhdimësi­në dhe a besoni se do jeni të suksesshëm ashtu si në pjesën e parë të kampionati­t? Fillim i mbarë, gjysma e punës. Mendoj që pas çdo ndeshje do vijmë duke e rritur lojën si skuadër dhe do bëhemi akoma më të fortë. Kështu që mendoj se do jemi më të fortë se në pjesën e parë të kampionati­t.

Sërish tri pikë të arta falë golit tuaj, si ndihet Marku kur shënon gola me peshë?

Është kënaqësi e madhe gjithmonë kur shënoj, pastaj kur ato janë gola 3-pikësh, atëherë kënaqësia është edhe më e madhe.

Ju personalis­ht i keni vënë vetes një shifër se sa gola mund të shënoni gjatë gjithë kampionati­t dhe a keni dedikim për golin që i shënuat Tërbunit?

Nuk do të them një shifër sepse nuk dua t'i vë limite vetes. Golin ia dedikoj vëllait tim dhe gjithë tifozëve të Kastriotit. Tashmë +7 dhe shanset janë që të shkoni në +10. E shikoni të ngjitur Kastriotin apo përgjysmim­i i pikëve mund të rihapë garën? Deri në momentin që çdo gjë të mbyllet matematiki­sht, nuk duhet të flasim. Futbollit nuk i dihet asnjëherë, prandaj është i bukur. Por, jam i sigurt që do ta thellojmë diferencën me rivalët nga java në javë. Komenti juaj mbi merkaton e Kastriotit, tashmë reparti i sulmit mund të ketë më shumë konkurrenc­ë, a ndiheni i kërcënuar? Afrimet e fundit në skuadër i shikoj si përforcime dhe që i bëjnë mirë grupit. Konkurrenc­a është e mirë për të gjithë, kështu që nuk e ndiej veten të kërcënuar. Unë do vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën me gola vazhdimish­t. Rikthehet Korabi-Kastrioti, dy vite më parë Kastriotit pikërisht në Peshkopi iu shua ëndrra e rikthimit në Superiore, si e shikoni ju këtë përballje dy vite më pas? Të gjithë e mbajnë mend atë ndeshje, dikush e ndien më shumë, sidomos lojtarët që ishin pjesë e ndeshjes. Pa dyshim që është një transfertë e rrezikshme, por që do ketë një histori tjetër nga ajo e dy viteve më parë. Ne, normalisht si në çdo ndeshje, do synojmë të mbajmë ritmin e fitoreve. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania