Panorama Sport (Albania)

Shtohen shpresat për kreun, Bajiç: Penallti e merituar

-

Me fitoren ndaj Egnatias, Besëlidhja i shton vetes shpresa për të pretenduar kreun e Grupit A. Edhe pse me vuajtje, lezhjanët morën një trepikësh të vyer, që i stabilizoi pozitat në pesëshen e parë të renditjes. Me të siguruar këtë objektiv, skuadra e drejtuar nga Lani do të luftojë për vendin e parë, që të jep mundësinë për të luajtur në Kategorinë Superiore. Autori i penalltisë së kthyer në gol ndaj rrogozhina­sve ishte Kosta Bajiç. Sulmuesi serb për "Panorama Sport" u shpreh tejet i kënaqur për rezultatin, ndërsa thekson se tashmë po mendojnë për fitoren e radhës ndaj Vllaznisë B. "Ndeshja ndaj Egnatias duhej fituar me patjetër, pasi në të kundërt do t'ia vështirëso­nim gjërat vetes për objektivin final. Euforia për ta fituar atë ndeshje na u kthye në një 'bumerang'. Nuk e menaxhuam ashtu siç duhet ndeshjen dhe këtë e shfrytëzoi kundërshta­ri, për të na çorientuar. Ata donin barazimin, kjo u lexua në rreshtimin dhe stilin e lojës së tyre. Në pjesën e parë ishim superiorë, duke e mbajtur nën presion ekipin mik, por nuk arritëm që të finalizoni­m dhe kjo na lodhi deri afër fundit të këtij 45-minutëshi. Loja sulmuese, sidomos në zonën e kundërshta­rit, i ka gjithmonë efektet e saj pozitive, pasi në mos do shënosh, do të fitosh diçka. Kështu ngjau, pasi u shpërblyem me një penallti plotësisht të drejtë. Ekzekutimi i saj m'u besua mua dhe fatmirësis­ht e dërgova topin në rrjetë. Goli që shënova ndaj Egnatias, ndonëse me 11-metërsh, gëzoi pa masë edhe skuadrën, stafin dhe tifozërinë. Për mua ishte një gëzim i dyfishtë, pasi jo vetëm që ky gol mori vlerën e tri pikëve, por për mua ishte shpërblimi i besimit që patën të gjithë tek unë. Objektivat e Besëlidhje­s dihen, por ne tani po mendojmë që të konsolidoj­më pozitat tona në pesëshen e parë të grupit, pastaj në fazën e tretë do të nisim luftën për objektivin e madh. Megjithatë, tashmë të mendojmë për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajmë ndaj Vllaznisë B dhe prej të cilës synojmë vetëm maksimumin e pikëve", tha sulmuesi i Besëlidhje­s. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania