Panorama Sport (Albania)

Tirana shënon sa për 4... skuadra

Ringjallja e sulmuesve, 24 gola vijnë nga 6 lojtarët që kanë marrë minuta në 14 javë

- ADELA MERKO

Tirana është e pathye shme. Bardheblut­ë javë pas jave po dëshmojnë se nuk kanë rival në këtë kategori. Ngjitja është vetëm çështje javësh dhe këtë e thonë.... statistika­t. Ecuri më të mirë se kaq nuk mund të kishte, e megjithatë "pengu" i vetëm i të besuarve të Ze Marias mbetet ajo humbje me Bylisin në shtëpi dhe barazimi në transfertë­n e Shënkollit, pasi me 6 pikë më shumë, tashmë do të ishin shumë herë më të qetë. E, megjithatë, komoditeti nuk është se u mungon edhe tani, pasi pas 14 javësh kanë "blinduar" vendin e parë me 37 pikë pas 12 fitoreve dhe 1 barazimi. Por, më shumë se pikavarazh­i, shpresë jep golavarazh­i. Kanë pësuar 3 gola deri më tani, duke pasur kësisoj mbrojtjen më të mirë jo vetëm në këtë ligë, por edhe në Superiore. Por shumë herë më të frikshme i kanë shifrat në sulm, pasi tashmë "gangrena" disavjeçar­e duket se është hedhur pas krahëve. E kanë gjetur plot 38 herë portën kundërshta­re dhe mesatarja është perfekte, sidomos kur e krahason me skuadrat e tjera që kanë në Grupin B. Të bësh një llogari të thjeshtë, rezulton se Tirana shënon sa për 4 skuadra bashkë. Por, po të shohësh tabelën, ekipet që renditen në zonën e ftohtë shënojnë sa vetë bardheblut­ë. Iliria, Shkumbini, Turbina dhe Naftëtari kanë realizuar

në total 39 gola, pra 1 më shumë se vetë kryeqyteta­sit. Diferencat janë realisht të mëdha, çka i bën 24 herë kampionët e vendit kandidatët kryesorë për t'u rikthyer në mesin e më të mirëve. Ndaj, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga faza e dytë, Tirana synon që të

marrin maksimumin e mundshëm dhe të mbërrijnë në kuotën e 49 pikëve (pasi duan që kur të futet në lojë përgjysmim­i i pikëve, të jenë me 25 pikë).

SULMUESIT

Ringjallja vjen nga sulmi. Vjet bardheblut­ë vuajtën aq

shumë për një lojtar që mund të shtynte topin në rrjetë. Por duket se këtë sezon këtij shqetësimi i kanë dhënë fund. Me Junus Sentamun dhe Majkëll Ngoonë, golat nuk janë më një problem. Të dy së bashku kanë realizuar 17 herë në portat kundërshta­re, duke i dhënë shpeshherë pikë të vyera skuadrës. Por ajo që gëzon, është fakti që, edhe lojtarët e tjerë që janë përdorur nga Ze Maria në ofensivë, kanë dëshmuar se kanë "shënjestër". Greca, Halili, Bardhi dhe Qilimi kanë realizuar gjithashtu gola, duke bërë që e gjithë ofensiva të realizojë 24 gola nga 38 në total.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania