Panorama Sport (Albania)

Notat e Juves

-

BUFON 6 - I kujdesshëm ndaj Liros, ndërsa pjesën tjetër të lojës e mbush duke festuar golat e shokëve të tij.

DE SHILJO 6.5 - Bindës, i përpiktë në duelin ndaj Babakarit. RUGANI 6 - E fitoi bluzën e titullarit pas dëmtimit në nxehje të Barzaljit, por rikthimi zgjati një pjesë. Në të 46- ën, Benatia ( nota 6), i cili nuk kishte shumë punë, pasi ndeshja ishte mbyllur tashmë.

KIELINI 6.5 - Ka forcën e një gorille. Fiton çdo duel në fushë. SANDRO 7 - Një gol dhe një asist. Braziliani po rikthehet. KHEDIRA 7.5 - Kur ai është në formë dallohet, sepse jo vetëm vrapon, por di edhe të shënojë, përveç dhuron edhe asiste. Në të 46- ën, Sturaro ( nota 6), lufton në çdo top, por nuk është "Khedira".

PJANIÇ 7 - Nëse i lë hapësirë është "vrasës". E djathta e golit të katërt ishte e "telekomand­uar".

MATUIDI 6 - E mundin vetëm dëmtimet dhe Alegrit do t'i mungojë. Në të 26- ën, Markizio (nota 6.5), me "Princin" që konfirmohe­t gjithmonë një lojtar i rëndësishë­m. Pasimi milimetrik prej gati 60 metrash për golin e gjashtë të Higuainit është konfirmimi.

BERNARDESK­I 6.5 - Konsilji i mohon golin që e kërkoi shumë, por i mbeti të ngushëlloh­et me një asist dhe një paraqitje super.

HIGUAIN 8 - Tripleta e parë me Juven, 5 gola në tri ndeshjet e fundit, por tani pritet golat e tij edhe ndaj Totenhemit, në Champions.

MANXUKIÇ 6.5 - Ai nuk pranon që të mërzitet në fushë. Nëse nuk arrin të shënojë, di sesi të mbushë ndeshjen e tij, duke u transformu­ar shpesh në një mbrojtës krahu. Futbollist prej çeliku!

TRAJNERI ALEGRI 7 - Ndeshje e kontrollua­r në çdo sekondë. Afrimi kundrejt 1/8-ave të Ligës së Kampioneve vazhdon me hapin e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania