Panorama Sport (Albania)

Napoli ruan kreun, tifozët ironizojnë me Juven: Në merkato të blejmë arbitrat

Dueli në distancë vazhdon, Marota: De Laurentis, një tip klouni

-

Një dopio derbi brenda 90 minutash, jo vetëm Benevento kundër Napolit, sfidë e fituar nga të kaltrit 2-0, por edhe një derbi shqiptar, ku Elseid Hysaj sfidoi dhe mposhti shokët e tij të përfaqësue­ses, Berat Gjimshitin dhe Ledian Memushajt, që të tre në fushën e lojës, ndonëse jo të tre përgjatë të gjithë lojës. Ashtu siç pritej, takimin mes dy anëve të tabelës, e fitoi Napoli, i cili mori sërish kreun pas suksesit të Juves, pasdite, dhe konfirmohe­t forcë e parë në Itali. Skuadrës së Sarrit i mjaftoi nga një gol për pjesë loje. Teksa Mertens e zhbllokoi atë në të 20ën, me një parabol magjike brenda zonës, ishte Hamshik që blindoi suksesin, vetëm dy minuta, pas fillimit të pjesës së dytë, pas asistit të Kajehonit. Edhe pse Napoli hidhet në kërkim të golit të tretë, në fund do të mjaftojë me kaq për Hysajn me shokë, për të dalë me tri pikë nga fusha. KONTESTIMI I TIFOZËVE - Lidhur me fjalët e presidenti­t të tyre, tifozët e Napolit kishin vendosur që të mbështesni­n ekipin e tyre, përpara ndeshjes me Beneventon, me një banderolë thumbuese kundrejt Juves: "De Laurentis, nuk na duhen futbollist­ë. Në merkato blejmë arbitrat dhe fitojmë kampionati­n". Një pankartë që dallohet qartë se u referohet bardhezinj­ve... MAROTA SULMON - Deklarata e presidenti­t të Napolit, Aurelio De Laurentis, sipas të cilit Juventusi dhe "bosi" i tyre, Andrea Anjeli, dinë që ta kushtëzojn­ë fatin e kampionati­t, nëpërmjet arbitrave, edhe duke qëndruar në heshtje, kanë marrë dje përgjigjen e numrit dy të klubit bardhezi, Xhuzepe Marota. "Fjalët e De Laurentisi­t nuk na prekin aspak. Aurelio është një shakaxhi, ka fantazi klouni, një njeri i kinemasë ironike, ndaj i pëlqen të bëjë batuta. Gjithsesi po i citoj Shopenhaue­rin: 'Kur flasin për ty, duhet të kuptosh se kush je ti dhe kush janë të tjerët", u shpreh drejtori i përgjithsh­ëm i Juves.

 ??  ?? Banderola ironike e tifozëve të Napolit, në drejtim të juventinëv­e
Banderola ironike e tifozëve të Napolit, në drejtim të juventinëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania