Panorama Sport (Albania)

“Tripleta, një antipastë”

Sulmuesi bën edhe autokritik­ë: Kam ende për t'u përmirësua­r përpara portës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tripleta e parë me Ju ventusin ka një shije të veçantë për Gonzalo Higuainin sepse i garanton atij një dozë të rëndësishm­e stimuli, në pritje të rifillimit të Champions-it, por edhe të luftës së hapur me ish-skuadrën e tij, Napolin, në kampionat.

Higuaini i vërtetë është rikthyer, apo jo?

Është një moment shumë i bukur për mua. Bëmë një ndeshje të madhe, por më shumë se sa golat e shënuar, vlen fakti që vazhdojmë të mos pësojmë. Titullin në Itali e fiton mbrojtja më e mirë. Të vazhdojmë kështu.

Nga tripleta e fundit me Napolin te kjo me Juven. Sa ka ndryshuar Higuaini?

Duhet gjithmonë të përmirësoh­esh dhe të mos ndalesh asnjë sekondë. Unë nuk ndalem asnjëherë te golat. Kalimi me Juventusin më ka transformu­ar në një lojtar edhe më të fortë, më të përgjithsh­ëm dhe më pëlqen ky rol i ri. Jam më shumë pjesëmarrë­s në lojë, ndonëse e di që kam ende për t'u përmirësua­r, qoftë edhe përpara portës kundërshta­re.

Sa të mungonte kjo tripletë me Juven?

Herët ose vonë do të vinte. Jam i lumtur, por kjo tripletë është vetëm antipasta për mua. Tani dua të jem deciziv edhe në Champions.

Ky 7-0 është një presion ndaj Napolit?

Nuk kemi pse i japim përgjigje askujt. Titulli kampion varet vetëm nga ne. Nëse duam të fitojmë trofeun e shtatë radhazi duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të mos ndalemi deri në fund të sezonit. Dikush do të gabojë deri në fund, por ne nuk kemi ndërmend që ta bëjmë këtë.

Kampionati, Kupa apo Champions-i?

Pse jo të tria bashkë, edhe pse është ende herët për të folur. Duhet të hedhim nga një hap të rëndësishë­m në të gjithë këto turne. Jemi të bindur mbi forcën tonë, por në të njëjtën kohë mund të përmirësoh­emi ende si grup.

 ??  ?? Gonzalo Higuain merr në shtëpi topin e tripletës
Gonzalo Higuain merr në shtëpi topin e tripletës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania