Panorama Sport (Albania)

Alegri: Sasuolo s'na fali, ky është Gonzalo që njoh

-

"Futbollist­ët meritojnë kompliment­et e mia për mënyrën sesi e interpretu­an ndeshjen. Në kampionat nuk mund t'i lejojmë vetes asnjë hap fals sepse Napoli po udhëton me ritme mahnitëse. Prandaj, nëse duam të fitojmë, ne duhet t'i fitojmë të gjithë ndeshjet dhe të shpresojmë që edhe Napoli nuk do të bëjë të njëjtën gjë si ne". Masimilian­o Alegri është i kënaqur me Juventusin e tij pas suksesit 7-0 kundër Sasuolos, skuadër të cilën ai e ka stërvitur në hapat e parë të karrierës si trajner, pa harruar që ajo i kushtoi më pas shkarkimin nga Milani tri vite më parë. "Ndeshja nuk kishte sesi të ishte e lehtë, por ishim ne që e bëmë të dukej e tillë. Sasuolo është një skuadër sulmuese, por ndoshta ata nuk e prisnim që të ishim aq agresivë që në fillim dhe aq të saktë përpara portës. Askush nuk na fal neve asgjë, gjithçka e arrijmë vetë, njësoj siç meritojmë edhe kur na duhet të humbim ose barazojmë. Higuain është rikthyer? Jam i lumtur për të. Ky është Gonzalo i vërtetë dhe, madje, jam i bindur se mund të bëjë edhe më shumë se kaq. Gjithsesi, për një sulmues të kalibrit të tij, golat e shumtë e stimulojnë edhe më shumë, ndonëse mua më pëlqeu shumë edhe në pjesën e parë, kur punoi për skuadrën, hapi hapësirat në zonën e Sasuolos që shokët e tij ta kishin më të lehtë të shënonin. Ky është

shpirti i skuadrës që duhet të kemi gjithmonë. Por nuk dua kurrsesi që dikush të relaksohet pas këtij 7-0 sepse shpeshherë, euforia të shtyn në gabim". Kapitulli i fundit lidhet me dëmtimet: "Është një moment i mallkuar, por nesër (sot) do të bëjmë një vlerësim të situatës në përgjithës­i. Matuidi do të na mungojë, por kam parë një Markizio në formë fantastike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania