Panorama Sport (Albania)

Notat e Milanit

-

DONARUMA 6,5 - Ndeshje më se pozitive që njolloset nga autogoli. Vendimtar ndaj Barak dhe Maksi Lopezit.

ABATE 6 - I kujdesshëm, i saktë dhe kurajoz. Paraqitje bindëse. BONUÇI 5 - Në pjesën e parë rrezikon me një pasim ndaj Romanjolit. Lazanja e fut në ankth dhe kapiteni nuk kalon një 90minutësh të qetë, të "kurorëzuar" edhe nga devijimi në autogolin e Xhixhos.

ROMANJOLI 6 - Me sigurinë e tij i duhet të korrigjojë edhe gabimet e partnerit në mbrojtje. KALABRIA 4.5 - Ndeshje e dobët dhe dy të verdha që i kushtojnë Milanit po aq pikë. Në krahun e majtë nuk është i njëjti. KESI 7 - Cilësi, sasi dhe sa shumë kilometra në fushë. Kudo që bie topi, ai është aty pranë. BILJA 6 - Ndeshje neutrale ku duhej dhe mund të kishte dhënë më shumë, sidomos pas mbetjes me dhjetë lojtarë. BONAVENTUR­A 6 - Gjithmonë i pranishëm dhe i rrezikshëm, xholi kuqezi duket më pak konkret se zakonisht. Ndoshta duhet të pushojë. (Nga 71’ Antoneli 6 - 15 minuta energjike, me Gatuzon që mund ta kishte hedhur në fushë titullar). SUSO 7,5 - Ylli kuqezi pas dy muajsh rikthehet të shkëlqejë. Driblime, rreziqe dhe një predhë tokë-ajër që vlen vetëm një pikë. A. SILVA 5,5 - Shpërdoron të pakta raste që ka duke u nxituar. Për momentin nuk e kalon ende klasën. ( nga 73' Kaliniç pa notë - Mundohet shumë dhe i afrohet golit,) ÇALHANOGLU 5.5 - Në kufij të lojës së Milanit, limitohet me ndonjë goditje nga larg. (nga 79' Borini 6 - Grinta e zakonshme, por nuk mund t'i kërkohet të ndryshojë rezultatin )

TRAJNERI GATUZO 6 - Duke parë ecurinë e garës dhe kalendarin e ngjeshur nuk mund të gjykohet. Një pikë e hidhur nga naiviteti i Kalabrias, që një ditë më parë Rino e pati cilësuar si ekspert.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania