Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Ndeshja më e mirë e vitit, Roma nuk u ndërtua në një ditë

Trajneri: S’jemi agresivë, por marrim shumë të kuq

-

Xhenaro Gatuzo nuk ishte i lumtur për barazimin në Udine. Bindja që u krijua pas shtrëngimi­t të duarve në fund të ndeshjes me mikun dhe rivalin Odo u konfirmua në konferencë­n për shtyp, gjatë së cilës tha: "Nga takimi i sotëm më ka mbetur një shije e hidhur sepse bëmë ndeshjen më të mirë të vitit. Kartoni i kuq na penalizoi, por kur ke në fushë të rinj, të tilla episode mund të ndodhin dhe duhen pranuar si pjesë e lojës. Nuk kam një skuadër të ashpër, e megjithatë, ky është kartoni i gjashtë sezonal për ne. Përvoja nuk blihet në supermarke­t, ndaj mund dhe duhet të mësojmë nga këto gabime". NDJEKJA - Teksa u ndal tek analiza e ndeshjes, trajneri kuqezi theksoi se: "Barazimi në Udine edhe mund të pranohet. Ne jemi një skuadër në ndjekje të rivalëve dhe objektivav­e. Në repertorin tonë mungojnë goditjet rezultatvr­asëse sepse shanset për dyfishim rezultati i krijojmë, por për fat të keq nuk dimë t'i shfrytëzoj­më. Fundja Roma nuk u ndërtua brenda një dite".

PYKAT - Sulmuesi më në formë, por dje Kutrone as që zbriti në fushë. Në lidhje më vijën e parë të skuadrës, Gatuzo mbylli konferencë­n duke sqaruar se: "Andre Silva ka cilësi të mëdha dhe

ndeshja e tij më pëlqeu, thjesht duhet të jetë më agresiv përpara portës. Kutronen nuk e aktivizova sepse kisha nevojë për dikë si Kaliniç, që di të futet në thellësi. Nëse shikoni statistika­t, do të vini re se me mua sulmuesit kanë luajtur pak a shumë të gjithë të njëjtin minutazh".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania