Panorama Sport (Albania)

"I lumtur për golin, nuk hesht kur më ofendojnë familjen"

-

Festë për barazimin që do të rezultonte përfundimt­ar dhe më pas një festë me gishtin tregues përpara gojës për të heshtur tifozët vendës. Polemika dhe tension në fushë, ndërsa përpara mediave, protagonis­ti Zherar Pike u shfaq i qetë duke deklaruar: "Festimi i golit ishte i veçantë pas asaj që ndodhi gjatë javës. Një pjesë e tifozëve që nuk janë pak më fyejnë mua dhe familjen time. Unë njoh shumë përkrahës të Espnjaolit dhe mund të them që janë njerëz të mirë, por nëse ata më lart, ata që drejtojnë futbollin, nuk dënojnë korret ofenduese, në fund asgjë nuk ndryshon. Ne jemi njerëz dhe çdo gjë ka një kufi. Ky është një derbi dhe është normale që të ketë tension. Sikur të mos mjaftonte atmosfera, shiu bëri gjithçka më intensive". Duke folur për kontradikt­at e këtyre javëve, Pike shpjegoi: " Tifozët e Espanjolit janë nga Korneja (komuna jashtë Barcelonës ku ndodhet stadiumi) dhe unë vetëm kaq kam deklaruar. Shoh mungesë respekti kur më denoncojnë se u them që janë nga Korneja, por njëkohësis­ht nuk merret asnjë masë për fyerjen që ata i drejtojnë familjes sime".

Gol që vlen një pikë, por një festë që mund të përfundont­e keq. 31vjeçari u duk i kthjellët, teksa deklaron: "T'i heshtja, ishte më e pakta që mund të bëja. Ne lojtarët kemi shumë përgjegjës­i, por nuk duhet harruar që jemi edhe njerëz dhe që mund të reagojmë në bazë të asaj që ndodh. Mendoj se gjithçka ka një kufi dhe në qoftë se drejtuesit nuk marrin masa, nuk do të thotë që ne duhet të mbyllim gojën". Në fund të fjalës së tij, spanjolli foli edhe për debatin në tunelin që çon në dhomat a zhveshjes së stadiumit duke rrëfyer: "Pati një shkëmbim komentesh. Secili prej nesh është skllav i fjalëve të tij, por, megjithatë mund t'ju them se pavarësish­t asaj që ndodh apo thuhet, unë mbetem i qetë. Mendojmë të zhvillojmë ndeshjet tona dhe të arrijmë objektivat. Sfida si kjo e sotmja pranojnë çdo lloj rezultati, por kjo nuk do të thotë që u kënaqëm me barazimin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania