Panorama Sport (Albania)

Reali, nga “Galaktika” në... terr

-18 pikë nga Barça në kampionat dhe me moralin “në tokë”, Zidan duhet të gjejë zgjidhjet

- Përgatiti: LEDIO NASE

Gjithçka ndodh te Reali i Madridit është e komplikuar; pa harruar, gjithashtu edhe në qendër të mediave. Askush, megjithatë, nuk e di; askush nuk po i jep dot përgjigje pyetjes "përse një skuadër që ka fituar gjithçka (vjet i mungoi vetëm Kupa e Mbretit) po kalon një moment kaq të vështirë?" Dhe duket se asnjeri nuk e ka përgjigjen, as vetë trajneri i "Los Blancos", Zinedin Zidan. Tekniku francez, ndërkaq, bëri me dije se skuadra titullare ndaj Levantes do jetë e njëjta (përjashto dëmtimet) që do përballet edhe ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve më 14 shkurt. Pra, mos prisni surpriza.

DILEMA - E ndoshta kjo mund të jetë "dobësia" e Realit: Zidan u beson verbërisht lojtarëve të tij dhe do jenë ata "fisheku i fundit" që ish-lojtari i madrilenëv­e do shpenzojë për të shpëtuar sezonin: sepse, kjo dihet, në Madrid kushdo nuk fiton kampionat, Kupë apo Ligë Kampionësh, konsideroh­et dështim. Zidan, pra, u "falet" gjithmonë të përhershmë­ve, të cilëve duket, megjithatë, se kohët e fundit po u mungon diçka: nuk dihet ende nëse shkaqet janë fizike, emocionale, apo thjeshtë një mungesë dëshire e disa kampionëve që, me Realin apo diku tjetër, kanë fituar (thuajse) gjithçka ( mbi të gjitha Champions-in e shumëpritu­r, që aq shumë kishte "përndjekur" këdo kalonte nga Reali gjatë dekadës së fundit). Ose, në krahun tjetër, i ardhur nga pozicioni i vështirë ku ndodhen aktualisht në "La Liga".

NDOSHTA, "ARRATIA" E BARÇËS - Një nga problemet, duke "hamendësua­r", është distanca e krijuar nga

rivalët e përjetshëm katalanas. Domethënë 18 pikë, që mund të ishin 21 nëse Espanjoli nuk do i kishte ndalur në barazim ditën e djeshme: një dhimbje shumë e madhe për çdo madrilen "puro". Barça ka vendosur njërën dorë në "La Liga" ( mbeten edhe 17 ndeshje), sado që Zidan të përpiqet ta ndryshojë këtë fakt: shpresa "e vetme" mbetet Liga e Kampionëve ku, ndaj PSG- së ( me Nejmar& Co.), nuk do jetë aspak e lehtë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania