Panorama Sport (Albania)

Konte: Po më masakroni padrejtësi­sht, më mirë të blinim 3 yje se 8 lojtarë

Përpara Uotfordit, trajneri i Çelsit sulmon sërish drejtuesit

-

Trajneri i Çelsit, Antonio Konte, mendon se ai po kryqëzohet më padrejtësi­sht nga mediat britanike sesa kolegët e tij të mëpërparsh­ëm në "Stamford Bridge". Italiani shijoi një sezon fantastik në debutimin e tij në Premier Ligë, ku fitoi titullin dhe një vend në finalen e Kupës FA. Por, ky sezon i dytë rezultoi shumë i vështirë dhe e ardhmja e tij është vënë seriozisht në dyshim pas humbjes ndaj Bornmëthit. Përpara ndeshjes së sotme me Uotfordit, Konte i tha shtypit: "Nuk e kuptoj përse trajnerët e tjerë nuk janë nën presion pas një humbjeje njëlloj siç ju po bëni me mua. Por, unë e

përsëris se nuk është një problem sepse unë nuk lexoj gazeta dhe nuk lundroj në internet. Dhe ju e dini shumë mirë që unë nuk kam asnjë marrëdhëni­e këtu me gazetarët. Dua të di nëse është dikush që do të thotë të kundërtën. Edhe Venger është nën presion? Po, ai është kritikuar,

por pas 20 vitesh dhe jo pas një viti e gjysmë. Mua më kritikuat pas një viti. Ju nuk duhet të harroni se ne e fituam titullin duke mos qenë favoritë". 48vjeçari sqaroi se do të respektojë kontratën me blutë e Londrës, ndërkohë që nënvizoi se sezonin tjetër, skuadrës i duhen

3 lojtarë të klasit botëror për të rivalizuar me Sitin. "Ambicia ime është të qëndroj edhe një tjetër sezon në Angli dhe të respektoj kontratën time. Ky është vendimi im. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë. Tani duhet të luftojmë për një vend në Champions, ky është objektivi. Duhet të jemi realistë dhe ta pranojmë këtë situatë. Pastaj në të ardhmen, nëse ekziston mundësia, duhet të përpiqesh që të blesh 2 apo 3 lojtarë dhe jo 8. Mos e harroni se këtë verë ne blemë 8 futbollist­ë dhe shpenzuam shumë më pak se skuadrat e tjera që blenë 2 apo 3. Duhet të krijojmë një bazë, të ndërtojmë diçka të rëndësishm­e. Për ta bërë këtë, të duhen 15 apo 16 lojtarë. Në verë ne ndryshuam 8 futbollist­ë. Kjo do të thotë se nuk ke një bazë pune, një themel të fortë. Duhet të tregohemi të duruar për ta kuptuar këtë moment".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania