Panorama Sport (Albania)

Spektakël në “Anfield”, Klopit s'i mjafton Salah

Gabime, penallti dhe kryevepra, ndodh gjithçka në 15' finale

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ebukur, plot me ga bime dhe kryevepra. Janë emocionet që sjell kryendeshj­a përmbyllës­e e javës së 26-të. Liverpul-Totenhem ishte një tjetër himn për Premier Ligën. Përfundon 2-2 dhe është e drejtë kështu, por 10 minutat e fundit kryesonte 1-0 Liverpuli. Tre gola nga 80-95', plus penalltia që Karius i priti Kejnit, i dhanë sfidës së "Anfield"-it nuancat e një romani. Nga gafa e Daierit që solli avantazhin e "reds"-ave, te goli spektakola­r i Uaniamës, deri te shpërthimi i Salahut dhe penalltisë së dytë, këtë herë transformu­ar në gol nga bomberi i Spërsave. Nuk mungoi asgjë: zemërimi i Klopit dhe Liverpulit për epilogun e hidhur nuk mund të zbehë gjithë krenarinë që derdhi Totenhemi në pjesën e dytë. Sapo nis ndeshja, 1-0 për të kuqtë: aksion konfuz përpara zonës së Totenhemit, Daier kthen topin pas, i cili është një asist perfekt për Salahun. Atmosfera në "Anfield" deh Spërsat që vazhdojnë të gabojnë, ashtu siç ndodhi në 11', kur u nis Mane, por këtë herë mbrojtja korrigjoi. Vendësit këmbënguli­n me Milnerin dhe Van Dajk, ndërsa miqtë e godasin për herë të parë portën në 40' me Dembelenë. Pas pushimit është një tjetër Totenhem dhe Liverpuli vetëm mbrohet. Fillimisht kërcënon Son dhe Dele Ali. Pastaj Kejn vjen në kohëvonesë. Klop ndërhyn me 2 ndërrime: jashtë Mane dhe Henderson, brenda Vajnaldum dhe Çembërlein. Por lëviz edhe Poçetino: brenda

Lamela, jashtë Sançez. Daier tërhiqet në mbrojtje dhe Eriksen në mesfushë. Argjentina­si bën edhe ndërrimin e dytë, atë të duhurin. Uaniama, në fushë vetëm një minutë, lëshon një silurë nga jashtë zone, e cila përfundon në trekëndësh­in e Karius: një gol kryevepër. Por nuk ka përfunduar. Kejn i nisur në

pozicion jashtë loje, pengohet në zonë nga Karius. Mos akordon penallti, por protestat e "reds"-ave e detyrojnë të konsultohe­t me anësorin. Pas një bisede të gjatë, konfirmon vendimin e parë, por pritja e gjatë nervozoi Kejnin, i cili gabon përballë gjermanit (87'). Përmbyset gjithçka. Në 91' Salah fiton

topin, driblon Dejvis dhe pastaj Vertongen dhe shënon. Por nuk ka përfunduar. Në sulmin e fundit, Lamela rrëzohet pas një kontakti me Van Dajk. Anësori sinjalizon 11-metërsh. Edhe këtë herë protestat e "reds"-ave janë të kota, sepse Kejn nuk gabon duke shënuar golin e 100-të në Premier Ligë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania