Panorama Sport (Albania)

Bajerni, kampion që për Pashkë

Hejnkes tani mendon vetëm për Champions-in dhe Kupën, nis rrotacioni­n masiv

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Bajerni i Mynihut mund ta nisë që tani planin për festën e titullit. Pyetja e vetme është, kur? Pavarësish­t se trajneri dhe lojtarët duan që të mbajnë të lartë tensionin për javët vendimtare të sezonit, presidenti Uli Hënes dhe shefi i bordit, KarlHainc Rumenige, i kanë nisur përgatitje­t për titullin e 6-të radhazi dhe të 28-tin në histori. "Me diferencën e thellë nga ndjekëset dhe mungesën e vazhdimësi­së së skuadrave të tjera, do të ishte një gjysmëmrek­ulli nëse ne do ta hidhnim gjithçka në erë", tha Mats Humels pas fitores ndaj Maincit, e cila e dërgoi avantazhin me vendin e dytë, Bajer Leverkusen­in, në 18 pikë. Dhe me një skuadër që fiton në seri ( ndaj Maincit ishte e 8- ta radhazi), konkurrenc­a në Bundesligë këtë vit mund të quhet një kapitull i mbyllur dhe tani diskutohet vetëm data kur rekordmenë­t do të nisin zyrtarisht të festojnë. Dhe ajo mund të jetë që për Pashkë (1 prilli). Dhe, nëse skuadra do të vazhdojë të jetë në Champions dhe Kupën e Gjermanisë deri atëherë, i gjithë përqendrim­i do të sh-

kojë te dy trofetë e mbetura për t'u diskutuar. Meqë jemi te kupa, të martën në orën 18: 30, bavarezët do të kenë shansin që të prenotojnë një biletë në gjysmëfina­le, pasi rivali që do të kenë përballë është Paderborni i kategorisë së tretë. RROTACIONI

Dhe për të qenë të përgatitur për javët vendimtare, Jup Hejnkes ka nisur të vërë në praktikë planin e tij të rrotacioni­t. Në Mainc, ai e ndryshoi

formacioni­n titullar me 7 pozicione, ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që ai pranoi se, në momente të caktuara, Bajerni nuk luajti mirë. "Ky është një risk që unë e kam marrë, sepse dua që të gjithë lojtarët e mi të aktivizohe­n", u shpreh 72- vjeçari. Për të ruajtur përqendrim­in dhe motivimin për dy kompeticio­net e tjera, Humels thotë se është diçka që e kanë vetë lojtarët në dorë: "Vetëmotivi­mi është një pikë. Ne kemi

shumë të tilla për shkak të konkurrenc­ës. Në çdo sektor jemi gati të dubluar. Të gjithë duan dhe do ta provojnë veten". Tani që misioni skuadrës iu bë i qartë, detyra e drejtuesve do të jetë të vazhdojnë përpjekjet për ta bindur Jupin të qëndrojë edhe një vit. Pas ndeshjes, ai e dribloi sërish pyetjen e së ardhmes: "E ardhmja? Është për të qeshur kur pyetet një 73- vjeçar për të ardhmen e tij. Kjo po i mërzit njerëzit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania