Panorama Sport (Albania)

Gol pas sekondash i Ynder, Roma 1 pikë nga Interi

-

Pas 6 ndeshjesh ( 50 ditësh) radhazi pa fitore, Roma është rikthyer te suksesi, teksa ka mposhtur Veronën në "Bentegodi", me rezultatin minimal 0-1. Ka qenë pikërisht turku Ynder (i pari me klubin e kryeqyteti­t) që shënoi gol pas vetëm 45 sekondash lojë, me një goditje mjaft të bukur nga distanca që afron tashmë skuadrën e Euzebio Di Françeskos me një pikë nga vendi i katërt që vlen kualifikim­in në Ligën e Kampionëve. Verdhekuqt­ë zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, me disa mundësi të tjera shënimi, por pa ia dalë të thellojnë avantazhin. Rezultati mbetet pozitiv për Romën, megjithëse në minutat finale, në inferiorit­et numerik (në minutën e 52-të, Pelegrini i la me 10 futbollist­ë, duke komplikuar sfidën për verdhekuqt­ë, që gjithsesi ia doli të marrë 3- pikëshin, duke ruajtur avantazhin e krijuar që në fillim) dhe pasi shpërdorua­n një sërë rastesh, miqtë rrezikuan edhe avantazhin. Me këtë fitore, Roma mbetet në vendin e 5-të, por tani është vetëm 1 pikë larg Interit të vendit të 4-t.

DI FRANÇESKO, I LUMTUR

PËRGJYSMË - "Rëndësi kishte vetëm fitorja". Nevojitesh­in tri pikët dhe tri pikët erdhën, por Euzebio Di Françesko ka disa qortime për Romën e tij: "Tanimë po përsëris gjithmonë të njëjtat gjëra: na shërben më shumë agresivite­t, nuk duhet të kënaqemi dhe të ulim përqen-

drimin kur jemi në avantazh, veçanërish­t kur distanca është me vetëm një gol". Në Verona mjaftoi një rrjetë, pas vetëm 43 sekondash, e Ynder: "Moduli 42-3-1? Unë nuk jam tipi i trajnerit që improvizon, gjatë javës kemi punuar me këtë sistem loje dhe lojtarët më dhanë garancitë që kërkoja".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania