Panorama Sport (Albania)

Partizani i Starovës, më i mirë se ekipi i Iulianos

Ekipi përmirëson trendin e golave, rëndon "turpi" i Gjirokastr­ës

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017- 2018 është drejtuar nga dy trajnerë në 18 javët e zhvilluara deri tani në kampionat. Mark Iuliano e drejtoi ekipin në 9 ndeshjet e fazës së parë dhe me largimin e trajnerit italian, stafetën e mori Suljeman Starova. Nga 9 ndeshjet e fazës së dytë, vetëm në 7 ka qenë në stol "Bobi", për shkak të dy pezullimev­e të marra nga Disiplina. Pas ndeshjes në Kukës u dënua me dy ndeshje pezullim, ku njërën e shleu në Korçë dhe tjetrën në Kupë në Pogradec. Por, sjella jo sportive e trajnerit ndaj gjyqtarëve në sfidën me Flamurtari­n për kampionat në Vlorë është konvertuar me 8 ndeshje pezullim. Nga këto ka shlyer deri tani dy, një në Kupë dhe e fundit ndaj Kamzës në kampionat. Partizani i Starovës i ka ndryshuar për mirë parametrat, gjë të cilën e pasqyron krahasimi i statistika­ve, arritjeve të fazës së parë dhe 9 javëve të fazës së dytë. Duke qenë se ndeshjet që kanë drejtuar dy tra- jnerët janë të barabarta, krahasimet janë të vlefshme, ndonëse Starova ka punuar me një grup që e ka gjetur dhe jo si Iuliano që e ndërtoi vetë në fillim të sezonit. Nën drejtimin e Starovës, të kuqtë kanë marrë 5 pikë më shumë sesa ajo që koleksiono­i skuadra në 9 javët e para. Ndryshimi për mirë duket edhe te golavarazh­i, pasi skuadra e fazës së dytë e ka bilancin pozitiv, ndonëse janë mundur 5-0 në Gjirokastë­r. Me Iulianon, të kuqtë në 9 javët

e para shënuan 7 gola dhe pësuan 11, ndërsa nën drejtimin e Starovës të kuqtë e kanë golavarazh­in me 10 gola të shënuar dhe 7 të pësuar. Nën drejtimin e stafit italian, "demat" arritën 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, kurse me

Starovën skuadra ka arritur, 5 fitore, 1 barazime dhe 3 humbje. Në përfundim të fazës së parë, të kuqtë ishin 14 pikë larg kreut, ndërsa diferenca me Flamurtari­n e vendit të dytë ishte 7 pikë. Në përfundim të fazës së dytë,

diferenca me Skënderbeu­n kryesues është 13 pikë, si dhe janë 5 pikë larg vendit të dytë. Fazën e parë e mbyllën në vendin e gjashtë, tani janë të pestët. Shpresohet që ecuria në ngjitje vazhdojë në dy fazat e mbetura

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania