Panorama Sport (Albania)

Alla trondit Kukësin, Shameti me dorë në allçi

Krisje për kapitenin, por pritet të sakrifikoj­ë me Kamzën

- SKERDILAID SOLUZEQI

Kukësi tronditet nga dëmtimi i Albi Allës. Mbrojtësi 25-vjeçar u dëmtua në një seancë stërvitore para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Tiranën dhe fillimisht u duk sikur ishte i lehtë. Por, nga rezultatet e rezonancës, dëmtimi në gju ishte shumë më i rëndë nga sa parashikoh­ej. Gazeta mëson se Alla ka pësuar zgjatim të ligamentit kroçiat dhe, me shumë gjasa, ky lloj dëmtimi kërkon të paktën 5 javë kohë për t'u rikuperuar. Qendërmbro­jtësi i Kukësit ka qenë me fat, pasi një vijë shumë e hollë ndarëse është midis zgjatjes dhe këputjes së ligamentit. Allës nuk do t'i duhet operacion, por thjesht koha për t'u rikuperuar, që është të paktën 5 javë. Tashmë, shtatlarti do t'i mungojë edhe për katër javë të tjera trajnerit Peter Pakult. Mos harrojmë që nuk është hera e parë për Kukësin që ndodhin të tilla "aksidente", pasi më parë ka qenë braziliani Jeferson në sezonin 20152016, i cili ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe ka qëndruar dy muaj jashtë fushave. Gjithashtu, edhe Felipe Moreria në fushën sintetike të Pezë-Helmesit në nëntor të vitit 2015 ka

këputur ligamentin kroçiat dhe ka qëndruar 9 muaj jashtë fushave të blerta.

SHAMETI - Sikur mos të mjaftonte dëmtimi i Allës, por edhe forma jo aq e mirë e Hoxhës, për shkak se dhe ky i fundit ka pasur probleme me kaviljen, vjen dhe dëmtimi

"surprizë" i kapitenin Ylli Shametit. Gjirokastr­iti ka pësuar një kontuzion në kokë dhe një krisje në dorën e djathtë. Shtatlarti ka krisur një pjesë të dorës dhe gishtin e katërt. Kapiteni i Kukësit ka pësuar këtë frakturë të brendshme gjatë një përplasjej­e, të cilën e

ka ndierë më vonë. Shameti ka përfunduar dje në spital, ku, pasi ka bërë të gjitha ekot e nevojshme, mjekët i kanë hedhur dorën në allçi, të cilën do i duhet ta mbaj disa javë të izoluar nga faktorët e jashtëm. Shameti pritet që të sakrifikoj­ë dhe të luajë ndaj Kamzës që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania