Panorama Sport (Albania)

;brojtësi Braka ndien ke<ardhje =etëm për...tifozët

-

Endri Braka duket i pakonkurru­eshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes fierake. 20-vjeçari është stabël në këtë pozicion dhe treguesit e tij në lojë kanë rritje pas çdo jave. Ndihet i plotësuar për minutazhin në fushë, por jo në kërkesat ndaj vetes. "Askush dhe kurrë nuk mund të pretendojë se ka bërë maksimumin dhe këtu as unë nuk bëj përjashtim. Ky është motivi që më ndjek në çdo ndeshje dhe më bën të kërkoj gjithnjë e më shumë nga vetja", ka thënë mbrojtësi fierak. Duke dalë përtej aspektit individual, Braka e cilëson Apoloninë aktuale si skuadër që luan me shpirt sakrifice, korrekte, të ndershme dhe mbi mundësitë e saj. "Jemi ekip me lojtarë kryesisht të rinj dhe nuk është e lehtë të gjendesh në këto stade në një kompeticio­n të tillë. Nëse ndodhemi këtu, është një meritë që të gjithë duhet ta vlerësojnë; meritë e stafit teknik dhe lojtarëve, të gjithë aq të përkushtua­r, përtej çdo mundësie e pengese të njohur. Duke analizuar në kompleks gjithë kontekstin dhe faktorët, mendoj se për Apoloninë nuk duhet thënë asnjë fjalë negative, përkundraz­i. Keqardhje? Ndiejmë për tifozët që na mungojnë, që s'na mbështesin në këtë sfidë jo të lehtë, ku ne po japim maksimumin tonë. E, megjithatë, ne do të jemi në grupin e kreut, ky është besim te forca e grupit të skuadrës dhe jo fjalë në ajër. Njëherësh, edhe për kënaqësi të tifozërisë sonë, që, edhe pse qëndron larg shkallëve të stadiumit, e dimë mirë që na ndjek me interes në distancë", ka përfunduar Braka. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania