Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Paderboni meriton respekt, por ne duam Berlinin

Trajneri: Hames është si një dhuratë nga Zoti

-

Bajerni i Mynihut udhëheq kampi onatin gjerman me plot 18 pikë diferencë nga vendi i dytë. Bundesliga mund të quhet një kapitull i mbyllur dhe vëmendja është te Kupa e Gjermanisë, ku bavarezët synojnë të shkojnë deri në fund. Kundërshta­ri në çerekfinal­e është Paderboni, një ekip që luan në Bundesligë­n e 3-të gjermane. Askush nuk beson te një surprizë, edhe pse kupa jo pak herë ka dhuruar të tilla. Por Bajerni nuk mund që t'ia lejojë vetes një hap fals ndaj një kundërshta­ri që militon kaq poshtë. Në konferencë­n për shtyp të ditës së djeshme, Jup Hejnkesi foli për gjithçka po ndodh në shtëpinë bavareze.

Sa e njihni Paderbonin? Ata luajnë shumë të strukturua­r. Kanë një kundërsulm të shpejtë dhe mund të na vënë në vështirësi në qoftë se nuk i marrim seriozisht. Në kategorinë ku luajnë, kanë shënuar 55 gola dhe në kupë kanë eliminuar ekipe si St. Pauli, Bohum dhe Ingolshtad. Nisur nga ky fakt, loja do të luftohet deri në fund. Nuk kam dyshime që do të kalojmë për në turin tjetër.

I druheni nënvlerësi­mit të kundërshta­rit?

Harrojeni V Nuk do të ndodhë kurrë. S'do të tolerojmë askënd. Aq më tepër kundër një kundërshta­ri me kaq shumë disnivel nga ne.

Kur pritet rikthimi i Nojerit dhe Tiagos?

Nojerin e takova në palestrën e klubit. Doktorët e ekipit janë shumë optimistë mbi gjendjen e tij. Nuk duam të vendosim një datë për rikthimin, pasi kjo do ta vinte shumë nën presion. Ndërsa Tiago është stërvitur pothuajse normalisht gjatë gjithë këtyre ditëve. Të ishte për lojtarin, ai donte të luante që nesër (sot). Por si trajner, unë nuk mund të rrezikoj që ta përfshij në formacioni­n bazë, duke pasur parasysh dëmtimin që ka pasur. Të mos harrojmë që lojtari duhet të jetë gati edhe për Botërorin në qershor.

Si është gjendja e Boatengut?

Ai vuan nga një gjendje gripale që ka përfshirë të gjithë familjen e tij. Në këto kushte është e pamundur që ai të jetë pranë ekipit. Mund të rrezikohen dhe lojtarët e tjerë, vetëm duke i qëndruar pranë.

A jua vështirëso­i lojën terreni në Mainc?

Në Mainc luajtëm një futboll të bukur. Arritëm të kombinonim mirë. Gjendja e

fushës nuk ishte optimale, por ne iu përshtatëm kushteve. Dhe, sot, nuk do ta kemi problem përshtatje­n në atë fushë. Një ekip i mirë duhet ta zgjidhë ndeshjen në çdolloj terreni.

Ç'kujtime keni nga Berlini?

Jam shpallur një herë kampion në kupë si lojtar. Atëherë finalja u luajt në Dyseldorf, luanim kundër Këlnit në vitin 1973. Por Berlini është diçka speciale, më kujtohet kur fituam kupën në 2013. Kujtime shumë të bukura, duam t'i përjetojmë përsëri.

Por, më parë, duhet të kalojmë Paderbonin.

Si e vlerësoni punën e Salihamixh­içit?

Skuadra është me fat që ka në gjirin e saj një njeri si Hasan Salihamixh­iç. Kam vazhdimish­t kontakte me të, e njeh mirë situatën në klub

dhe ka një marrëdhëni­e të shkëlqyer me lojtarët. Po bën jashtëzako­nisht mirë në detyrën e tij për të rinuar ekipin, kompliment­et e miaV

Edhe Hames Rodrigez duket i rilindur...

Hames është një gur i çmuar për Bajernin, një dhuratë nga Zoti. Jam i kënaqur që e kam në ekip dhe ai duket i kënaqur te ne. Nuk është e lehtë të ambientohe­sh kur vjen nga një vend i huaj.

Si është gjendja e 0idalit? Kemi folur në telefon të hënën, kur të shoh që do të stërvitet pa probleme, do ta grumbulloj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania